VENDIM Nr.31 Datë 24.09.2010

59

V E N D I M

Nr.31 Datë 24.09.2010

 

“ Mbi  përdorimin e Fondit Rezervë me rastin  e  dëmtimit  të rrugëve të shkaktuara nga rreshjet apo ngjarje të paparashikuara. ”

 

    Këshilli i Qarkut Shkodër , në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit si dhe Drejtoria e Shërbimeve,Mbi  përdorimin e Fondit Rezervë me rastin e dëmtimit  të rrugëve të shkaktuara nga rreshjet apo ngjarje të paparashikuara”, bazuar nëLigjin Nr. 8652 datë 31.07.2000 ”Për organizimin dhe funksionimin e  qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2009 “Për menaxhimin e sistemit Buxhetor”Udhëzimin e nr. 1 datë 21.01.2010 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2010”pas dikutimit nga anëtarët  :

 

V E N D O S I :

1-Të miratojë  nga Fondi Rezervë i Këshillit të Qarkut Shkodër, shumën prej 2 000 mijë lekë

    për emërgjencë me rastin  e  dëmtimit te segmenteve rrugore të Qarkut Shkodër nga rreshje

    apo ngjarje të paparashikuara.

2– Kjo shumë do të transferohet në N d/jen Rajonale të Rrugëve Rurale Shkodër me Urdhër të   

    lëshuar nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, sipas relacionit teknik dhe preventivit të   

    hartuar në varësi të dëmtimit të rrugës nga rreshjet apo ngjarje të paparashikuara.

 3.- Të bëhen ndryshimet  në Rregjistrin e Parashikimeve  të Prokurimeve Publike.

4.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit, Drejtoria e

    Prokurimeve  pranë Këshillit të Qarkut Shkodër  si dhe Nd/ja Rajonale Rrugëve Rurale

    Shkodër.

5.-Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë.

                                                                 

                                                                                                K R Y E T A R I

                                                                                        GJOVALIN  KOLOMBI