Vendim Nr. 16 datë 27.05. 2009 Mbi miratimin e fondit për projektet e financuara nga GTZ

41

Nr.16 datë  27.05. 2009

 

“ Mbi  miratimin  e  fondit për projektet e financuara nga GTZ”

 

V E N D O S I :

 

 

1.Të miratojë dhe të  transferojë   fondin prej   1.000.000 lekë,  për  projektin ” Për brigje të pastra dhe mjedis të shëndetshëm”,  pranë Komunës  Dajç.

 

2. Të miratojë dhe të transferojë   fondin prej 1.117.500 lekë, për  projektin  ” Promovimi i turizmit  nëpërmjet nxitjes së punësimit në zonën e Postribës”,  pranë  Komunës  Postribë.

 

3. Të miratojë dhe të transferojë   fondin prej  1.212.000 lekë, për  projektin”  Zhvillimi ekonomik për prodhuesit lokal artizan dhe promovimi i produkteve  të artizanatit vendor dhe produkteve ushqimore  lokale  me synim tregun e turizmit”,  pranë Bashkisë Shkodër.

            

4. Për zbatimin e këtij Vendimi, ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, Drejtoria e  Programim Zhvillimit  pranë Keshillit të Qarkut Shkodër.

 

5. Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë.

 

 

 

K R Y E T A R I

 

Gjovalin KOLOMBI