Vendim nr.15, 15.02.08 “Mbi vendosjen e kuotës se anëtarësisë së Komunave e Bashkive për vitin

38

V E N D I M 

Nr.15  Datë  15.2. 2008 

“Mbi  vendosjen e kuotës së antarësisë  Komunave dhe Bashkive  për Qarkun eShkodrës  për vitin 2008”. 

Këshilli i Qarkut Shkodër  , në mbledhjen e tij te datës  15.02. 2008, pasi dëgjoj materialin e paraqitur nga Departamenti i Ekonomi – Financës  ,”Mbi  vendosjen e kuotës së antarësisë  Komunave dhe Bashkive  për Qarkun e Shkodrës  për vitin 2008”,  bazuar në ligjin Nr.8652 datë 31.07.2000, neni 18, pika 2, dhe neni 54 pika b, si dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave Nr.4 date 17.01.2008”Per Zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2008” pas diskutimit nga antarët :                                                              

V E N D O S I : 

  • Kuota e antarësisë (Taksa e Qarkut ), nga  Bashkitë e Qarkut Shkodër  për vitin 2008 do të jetë  masën 2.5 % mbi të  ardhurat e  realizuara të  vitit 2008.  
  • Kuota e antarësisë (Taksa e Qarkut ), nga  Komunat e Qarkut Shkodër  për vitin 2008 do të jetë    masën 1.5 % mbi të ardhurat e realizuara  të vitit 2008.                                                                                             

 

K R Y E T A R  I 

Gjovalin KOLOMBI