Vendim Nr. 58 date 11.12.2007 Për miratimin e propozimit për caktimin e kufirit te zonës informat

49

V E N D I M

 

Nr 58 datë 11.12.2007

 

Për miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Curke (Nenshat), me sipërfaqe 16,7 ha, në Komunën Hajmel.

 

VENDOSI:

 

 

1. Të miratojë  propozimin për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Curke, (Nenshat) në Komunën Hajmel, me sipërfaqe 16.7 ha, me 23 ndërtime pa leje, të vetëdeklaruara, sipas dokumentacionit tekniko-ligjor bashkëlidhur.

 

2. T’i propozojë KRRTRSH-së miratimin e kufirit të kësaj zone vendbanimi si dhe depozitimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-it në Tiranë, të këtij vendimi, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor.

 

3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Departamenti i Urbanistikës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër, Komuna Hajmel, si dhe Zyra e ALUIZNI-it Shkodër.

 

4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

K R Y E T A R I

Gjovalin KOLOMBI