Vendim Nr. 47 date 15.11.2007 Për caktimin e kufirit të zonave informale Vau dejës 2 me sipërfaq

127

V E N D I M

 

Nr 47 datë 15.11.2007

 

Për miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Vau – Dejes 2, me sipërfaqe 30.5 ha, në Bashkinë Vau- Dejes.

 

VENDOSI:

 

 

1. Të miratojë  propozimin për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Vau-Dejes 2, në Bashkinë Vau-Dejes, me sipërfaqe 30.5 ha, me 45 ndërtime pa leje, të vetëdeklaruara, sipas dokumentacionit tekniko-ligjor bashkëlidhur.

 

2. T’i propozojë KRRTRSH-së miratimin e kufirit të kësaj zonë vendbanimi si dhe depozitimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-it në Tiranë, të këtij vendimi, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor.

 

3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Departamenti i Urbanistikës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër, Bashkia Vau-Dejes, si dhe Zyra e ALUIZNI-it Shkodër.

 

4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

K R Y E T A R I

 

Gjovalin KOLOMBI