Vendim Nr. 41 date 15.11.2007 Për caktimin e kufirit të zonës informale të fshatit Juban

119

V E N D I M

 

Nr 41 datë 15.11.2007

 

Për miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Juban, me sipërfaqe 72.68 ha, në Komunën Gur i Zi.

 

VENDOSI:

 

 

1. Të miratojë  propozimin për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Juban, në Komunën Gur i Zi, me sipërfaqe 72.68ha, me 126 ndërtime pa leje, të vetëdeklaruara, sipas dokumentacionit tekniko-ligjor bashkëlidhur.

 

2. T’i propozojë KRRTRSH-së miratimin e kufirit të kësaj zonë vendbanimi si dhe depozitimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-it në Tiranë, të këtij vendimi, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor.

 

3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Departamenti i Urbanistikës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër, Komuna Gur i Zi, si dhe Zyra e ALUIZNI-it Shkodër.

 

4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

K R Y E T A R I

 

Gjovalin KOLOMBI