Teuleda

59

 TEULEDA është një organizate jo fitimprurëse e themeluar me  14 Qershor 2001 , me mbështetjen e UNOPS (United Nations Office for Project Services) – Programi PASARP.
Anëtarete bordit jane te gjithë aktoret aktive lokale si Qarku SHKODER, Prefektura SHKODER, Bashkia SHKODER, KOPLIK, PUKE dhe FUSHE ARREZ, DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISE etj
TEULEDA ka si qëllim të ndihmojë, ne perputhje me kompetencat specifike të institucioneve të tjera si dhe në marrëveshje me to, në përcaktimin dhe vënien në jetë të objektivave të zhvillimit ekonomik të Rajonit të Shkodrës, duke u nisur nga vlerësimi i burimeve vendore dhe duke favorizuar futjen e popullsise me me pak avantazhe dhe te zonave te prapambetura ne rrethin ekonomik dhe financiar. Për këtë qëllim, TEULEDA ka si objektiv social përcaktimin, studimin dhe nxitjen e nismave që synojnë favorizimin e zhvillimit të veprimtarive ekonomike dhe krijimin e mundësive për punesim brenda një kuadri që do të bashkonte luftën kundër varfërisë me nxitjen e një zhvillimi të integruar e të qëndrueshëm të territorit.

Ne përpiqemi te arrijmë objektivat tona permes organizimit te komuniteteve lokale, lehtësimin e integrimit  dhe bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe prodhuesve lokale, dhe ju sigurojmë atyre mjetet qe bejne te mundur identifikimin dhe realizimin e aktiviteve ekonomike.

Ne jemi te fokusuar kryesisht ne keto fusha: Industri dhe agro –perpunimi, artizanat, peshkim, turizëm dhe bujqësi.
Ne operojmë kryesisht ne Qarkun Shkoder, por operojmë ne gjithë Shqipërinë e Veriut gjithashtu.

Agjencia TEULEDA eshte e vetefinancuar qe nga viti 2005.
Te gjitha burimet financiare te Agjencise sigurohen nga menaxhimi i projekteve kombetare dhe nderkombetare, gjithmone duke synuar ne projekte qe kane impakt ekonomik per territorin tone, si dhe duke ofruar asistence ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ne fusha te ndryshme.

Teuleda ka kontribuar ne krijimin e 15 ndermarrjeve te reja dhe forcimin e 10 ndermarrjeve te tjera ekzistuese, gjate periudhës Prill 2004 – Dhjetor 2007 me ane te mekanizmit te Fondit te Garancise prej 500.000 USD, te vejmë ne dispozicion nga Programi PASSARP.
Shuma e dhene si kredi deri tani është afërsisht 1 Millon USD, dhe janë dhëne kredi duke filluar nga 10.000 USD deri ne 150.000 USD (ekuivalentet ne Euro dhe lek)
Jane krijuar 300 vende te reja pune direkte nga krijimi i bizneseve te reja apo nga rritja e bizneseve ekzistuese.
Objektivi i Agjencise eshte gjetja e burimeve te tjera financiare per rritjen e ketij Fondi Garancie.
TEULEDA nuk eshte thjesht nje institucion financiar për kreditimin. Përqasja jone me biznesin është ndryshe nga ajo e bankave apo e institucioneve financiare ne Shqipëri. Per ne pas aprovimit te kredisë fillon puna e vërtete ne asistimin e ndërmarrjes persë i përket gjetjes se lendes se pare, tregjeve dhe furnitorëve te mundshëm, makineri, marketing etj.
Ne jemi gjithashtu duke kerkuar dhe burime te tjera financiare me qellim krijimin e nje linje mikro-kredie per bizneset e vogla qe hasin veshtiresi ne sistemin e kredi-marrjes ne Shqiperi.
TEULEDA bashkepunon me  organizata nderkombetare prezente ne Shqiperi si USAID, UNDP dhe disa institucione italiane. Ne kemi mbyllur kontrata te sukseshme me Programin BAS, SBCA-UASID dhe FORMEZ.

 

 

 

 

www.teuleda.org.al