NDI

41

 

 

 

NDI
Prezantimi i Forumit Civil:

Deri atëhere kur qytetarët të kenë në kohën e duhur informacionin e saktë për të kuptuar kostot sociale dhe ekonomike të korrupsionit, demokracia nuk do të lulëzojë në Shqipëri.
Qytetarët duhet të mësojnë të bashkojnë idete dhe zërin e tyre nëpërmjet çështjeve organizative dhe inisiativave monitoruese qeveritare.  Ata duhet të mësojnë të bëjnë propozime të qarta për qeverinë respektive dhe të mbajnë përgjegjës udhëhqësit e tyre të zgjedhur.
Qytetarët duhet të marrin pjesë në proceset zgjedhore në mënyre të ndershme, dhe nëpërmjet partive politike përfaqësues dhe transparente, të shpërblejne ose të dënojnë udheheqësit politike bazuar në rezultatet e kaluara dhe programet e ardhshme

Edukim dhe Mobilizim i Qytetarëve:
NDI angazhon qytetarët në rrethet e Shkodrës dhe Vlorës nëpërmjet programit të tij të Forumit Civil për të ngritur njohuritë, aftësite dhe cilësitë e qytetarëve për të marrë pjesë, mbështetur dhe mbajur përgjegjës zyrtarët qeveritare. Pasi qytetarët kuptojnë parimet e demokracisë, ata mësojnë metodat monitoruese dhe mbështetëse. Nëpërmjet këtyre mënyrave, qytetarët janë në gjëndje të luajnë rolin e tyre aktivisht dhe efektivisht. 

Lidhje me Rrjetet Qytetare:
NDI vazhdon të punojë me qytetarë të programit Forumit Civil në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Krujë për të mbështetur përpjekjen e qytetarëve në Shqipërinë Qëndrore. Forumi Civil ndihmon për të vendosur prioritete për kandidaturat në zgjedhje, për të bërë të mundur debatet publike në çeshtjet që influencojnë më shumë se një komunitet i vetëm, dhe për të përfshirë të tjerët në shoqërinë civile që i adresohen korrupsionit dhe nxisin një qeverisje të mirë. 

Bashkëpunim në Partneritet:
NDI krijon partneritete me organizata të tjera nderkombëtare dhe shqipëtare që kërkojnë të përmirësojnë dobishmërinë, transparencën, dhe përgjegjësinë e qeverisë duke nxitur pjesmarrjen qytetare. Ndarja e informacionit, trainimet e ndërsjellta dhe sigurimi njohurive nga ekeperienca në vite në Shqipëri, është themeli i këtij bashkëpunimi.

Adresa: Lagja “Vasil Shanto”, Rr.”Cajupi” # 167, Shkoder
Tel:   +355(0224) 72 48,
Tirane: Rruga Pjetër Bogdani #41
Tel:  +355(04) 273348  
Fax:   (04)273353Për më tepër informacion mbi NDI /Forumi Civil ju lutem kontaktoni në: www.ndi.org