Pyjet dhe kullotat

56

Pyjet dhe kullotat

Qarku i Shkodrës dallohet për një pasuri të madhe pyjore. Sipërfaqja e mbuluar me pyje është rreth 4 herë më e madhe se sipërfaqja e tokës arë. Në rrethin e Pukës ka më shumë pyje se në çdo rreth tjetër të vendit dhe në këtë rreth pyjet zënë  2,2 herë më tepër sipërfaqe se toka arë.
Masat kryesore të parashikuara në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit ekonomik  e social për sektorin e pyjeve janë:
Vazhdimi i kalimit të pyjeve dhe kullotave në pronësi ose në përdorim të komunave, përmirësimi i strukturave të menaxhimit  dhe kontrollit  të shfrytëzimit të pyjeve, fuqizimi i shërbimeve pyjore për rehabilitimin dhe mbrojtjen e pyjeve.
Sipërfaqja  e pyjeve në Qarkun e Shkodrës është 177.190 ha. Rrethi Shkodër 54.300 ha, rrethi M.Madhe 40.000 ha dhe rrethi Pukë 82.890 ha.
Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve sipas konferencës Ministeriale për mbrojtjen e pyjeve në Europë nënkupton “ administrimin dhe përdorimin e pyjeve dhe sipërfaqeve pyjore në mënyrë që të ruajë biodiversitetin, prodhimtarinë, kapacitetin regjenerues, vitalitetin dhe potencialin e tyre për të plotësuar tani dhe në të ardhmen funksionet ekologjike, ekonomike dhe sociale në nivel lokal, kombëtar dhe global duke mos shkaktuar dëmtime në ekosistemet e tjerë”.

 

Për me shume kliko: 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakZonat e mbrojtura
Artikulli tjetërParandalimi i ndotjeve