Procedurat e vizave

53

Proçedurat e vizave dhe Rregullat doganore

Sipas rregullave të Kodit Doganor, janë të ndaluar të hyjnë në territorin e vendit armë zjarri, municione, lëndë narkotike, drogë si dhe lëndë e mjete të tjera që kanë të bëjnë me krijimin e rrezikshmërisë publike.

Rregulla të posaçme ka për ndalimin e nxjerrjes nga Shqipëria të metaleve të çmuara, monedhave antike, hartave të vjetra, antikuarëve të caktuara, librave dhe punimeve artistike, të cilat përbëjnë pjesë të trashëgimisë kulturore e historike.

 

Për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nevojitet një pasaportë e vlefshme ose kartë identiteti. Bazuar në V.K.M. Nr 439 datë 04.03.2000 (të ndryshuar me vendime të tjerë), aplikohen rregullat e mëposhtme për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë:

 

1. Hyjnë pa vize – duke paguar taksën e hyrjes (10 Euro), shtetasit (kur udhëtojnë me pasaportë të thjeshtë) e këtyre vendeve:

 

Vendet e Komunitetit Europian, Britania e Madhe, Bullgaria, Japonia, Kanada, Korea e Jugut, Kroacia, Litenshtejni, Malajzia, Norvegjia, Rumania, San Marino, SHBA-ja, Singapori, Turqia, Zelanda e Re, Australia, Zvicra, Andora, Argjentina,Principata e Monakos, Shteti i Vatikanit, Republika Ceke,Polonia.

 

2. Hyjnë pa vizë – me karta identiteti, duke paguar taksën e hyrjes(10 Euro), shtetasit e këtyre vendeve:
  Vendetanëtare të Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Islanda, Norvegjia, San Marino, Zvicra, Australia, Kanada-ja, SHBA-ja, Zelanda e Re.

 

3.  Marrin vizë – në çdo pikë të kalimit kufitar të Republikës se Shqipërisë – duke paguar taksën e vizës, shtetasit e këtyre vendeve: Maqedonia (10 Euro ne kufi, 5 Euro ne Ambasade), Mali i Zi (free), Izraeli (30 Euro).

 

4.  Marrin në kufi vizë të shkurtër kolektive 72 ore – duke paguar taksën e vizës, vizitoret e organizuar ne grupe turistike nëpërmjet agjensive turistike, të cilët më parë kanë mbërritur për qëllime vizite në vendet e rajonit ne kufi tokësor me Shqipërinë, te cilet jane shtetas te këtyre vendeve:
Bahreini, Bolivia, Brazili, Brunei, Ekuadori, Hong Kongu, Hondurasi, Guatemala, Kili, Kosta Rika , Meksika, Moldavia, Nikaragua, Panamaja, Paraguaj, Peruja, Rusia, Salvadori, Tailanda, Taivani, Ukraina, Uruguai, Venezuela , Xhamaika.

 

5. Shtetasit e vëndeve të tjera për të hyrë në Republikën e Shqipërisë – duhet të aplikojnë për vizë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore të Republikës së Shqipërisë në vendet e huaja. Për informacione të më tejshme konsultoni faqen e internetit të Ministrisë Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

 

6. Shtetasit e huaj te cilet hyjne pa vize ne Republiken e Shqiperise – ku janë te organizuar ne grupe turistike nëpërmjet agjencive turistike nuk paguajnë takse hyrje për periudhën 1 maj -1 nentor. Keto vende jane : Australia, Austria, Belgjike, U.K. Republika Ceke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hollanda, Hungaria, Iralnda, Islanda, Italia, Japonia, Kanadaja, Korea, Letonia, Lituania, Litenshtejni, Luksemburgu, Malajzia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Rumania, San Marino, SH.B.A., Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Zelanda e Re, Zvicra, malta, Maqedonia, Mali i Zi, Andorra, Argjentina, Monako , Vatikani dhe Singapori.

7. Shtetasit e huaj me kombësi shqiptare – hyjnë pa vize ne Republikën e Shqipërie gjate periudhës 1 Qershor deri ne 30 Shtator , duke i paraqitur policisë kufitare çdo dokument te vlefshëm udhëtime

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPikat e hyjres
Artikulli tjetërHistori