VENDIM Nr. 7 datë 05.03.2012

41

“Struktura organizative dhe organigrama analitike e Ndermarjes Rajonale të Rrugëve Rurale Shkodër, për vitin 2012.”

 

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Drejtoria e Shërbimeve“Struktura organizative dhe organigrama analitike e Ndermarjes Rajonale të Rrugëve Rurale Shkodër, për vitin 2012”, në Ligjin nr. 8652 dt. 31.07.2000 “Mbi organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, Ligjit Nr 8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Ligjit nr 9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë“,Ligjit Nr.10487 datë 05.12.2011 “Për Buxhetin e vitit 2012”, udhëzimin nr.2 datë 06.02.2012 i Ministrise Financave “Për proçedurat standarde të zbatimit të buxhetit”, udhëzimin nr. 2/1 datë 15.02.2012 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2012”, VKM nr.1619 date 02.07.2008, ”Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të Qeverisjes Vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore”, i  ndryshuar, VKM  nr. 551 datë 11.08.2011”Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nënpunësve të disa institucioneve buxhetore” pas diskutimit nga anëtaret :

 

 

 

V E N D O S I :

 

 

 

  1. Të miratohen pagat dhe Strukturën organizative dhe organigramën analitike e Ndermarjes Rajonale të Rrugëve Rurale Shkodër, për vitin 2012, me gjithsej 110 (njëqindedhjete) punonjës duke filluar  nga data 1 Shkurt 2012 e deri në fund të vitit.
  2. Burimi financiar, sipas detajimit të buxhetit të Këshillit të Qarkut Shkodër për  vitin 2012.
  3. Struktura e pagave për Nd/jen Rajonale të Rrugëve Rurale Shkodër do të jetë sipas tabelës  bashkangjitur.
  4. Ngarkohet Drejt. Shërbimeve, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit pranë K.Q.Shkodër si dhe Nd/ja Rajonale e Rrugëve Rurale Shkodër për zbatimin e këtij vendimi
  5. Ky vendim hyn në fuqi  me 1 Shkurt  2011.

 

 

 

K R Y E T A R I

Maxhid CUNGU