VENDIM Nr. 6 datë 05.03.2012

17

Struktura organizative dhe organigrama analitike e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012.”

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Struktura organizative dhe organigrama analitike e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012”,  mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 113 pika 2, në Ligjin nr. 8652 dt. 31.07.2000 “Mbi organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, neni 54, neni 55, Ligjit Nr 8549 datë 11.11.1999” Statusi i nëpunësit civil“, Ligjit nr 9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë“,  VKM nr. 1619 date 02.07.2008, ”Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të Qeverisjes Vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore”, i  ndryshuar, pas diskutimit nga anëtaret :

 

 

 

V E N D O S I :

 

 

 

  1. Të miratohen pagat dhe Strukturën organizative dhe organigrama analitike të Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012 me gjithësej 41 (dyzete një) punonjës.
  2. Burimi financiar  sipas detajimit të buxhetit të vitit 2012 , do të jetë transferta e pakushtëzuar e vitit 2012 dhe granti i trashëguar nga viti 2011.
  3. Masa e shpërblimit mujor të anëtarëve të Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012, do të jetë deri në 10% të pagës së Kryetarit të K.Q.Shkodër, në vlerë absolute 13 000 lekë në muaj.
  4. Struktura e pagave për Administratën e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012 do të jetë sipas tabelës  bashkangjitur.
  5. Ngarkohet Drejtoria Burime Njerzore dhe Drejtoria e Financës dhe Buxhetit pranë K.Q.Shkodër për zbatimin e këtij vendimi
  6. Efektet financiare të vendimit fillojnë nga data 1 janar 2012.
  7. Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë.

 

 

 

 

 

K R Y E T A R I

 

Maxhid CUNGU