VENDIM Nr. 5 datë 05.03.2012

55

“Mbi  miratimin e  përdorimit të  të ardhurave të planifikuara të vitit 2012 për  Këshillin e Qarkut Shkodër

 

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit , “Mbi  Miratimin e  përdorimit të të ardhurave   të planifikuara të vitit 2012 për Këshillin e  Qarkut Shkodër” , dhe pasi e gjeti të bazuar në nenin 54 germa e, neni 55  të Ligjit nr. 8652 datë 31.07.2000, ” Për organizimin dhe funksionimin e  qeverisjes vendore”, nenin 6 te ligjit nr. 9936 datë 26.06.2008”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 44, pas dikutimit të anëtarëve  :

 

V E N D O S I :

 

 

 

1.-Të Ardhurat e planifikuara që do të realizohen deri në fund të vitit 2012 për Këshillin e Qarkut Shkodër, të përdoren nga Adminstrata e Këshillit të Qarkut Shkoder si më poshtë:

 

       I-Për “Shpenzimet Operative “ Art 602 ardhurat do të përdoren për:

 

        – Pagesë  KRRT-je                                                           400  mijë lekë

 

        – Shperblimi i keshilltareve                                           7 930 mijë lekë

 

        – Qeramarrje ambjenti                                                      100  mijë lekë 

 

                                                                 Totali                    8 430 mijë lekë                                                           

 

      II– Për  Shoqatën e të Verbërve të përdoren  shumat ;

 

        Gr.0 Tit.04980.Kap. 5 Art 6044002  shuma 400 mijë lekë  e detajuar për:

 

        -Shoqata e të verbërve  Shkodër         200 mijë lekë

 

        -Shoqata e të verbërve Pukë               100 mijë lekë

 

        -Shoqata e të verbërve  M.Madhe       100 mijë lekë

 

     III- Për  Shoqatën e  Kryetarëve të Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë .

 

        Gr.0 Tit.04980  Kap. 5 Art 6040002  shuma 250  mijë lekë.

 

     IV- Për pagesat  në Organizmat Ndërkombëtare,  për vitin 2012 të përdoret shuma prej

 

           70 mijë lekësh.

 

 

 

2.-Të Ardhurat e planifikuara që do të realizohen deri në fund të vitit 2012 për Këshillin e Qarkut Shkodër, të përdoren nga Nd/ja Rajonale e Rrugeve Rurale Shkodër si më poshtë:

 

      I-Shpenzime Operative  Art 602  në shumën prej  3 550 mijë  lekë.

 

       (sipas planit të miratuar për Art. 602)

 

 

 

3.-Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit,Drejtoria e Prokurimeve Publike dhe e Shërbimeve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër .

 

 

 

4.-Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.    

K R Y E T A R I
Maxhid CUNGU