VENDIM Nr. 4 Datë 05.03.2012

64

“Mbi miratimin e Buxhetit të Këshillit të Qarkut  Shkodër për vitin 2012”

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi dëgjoj materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, “Mbi miratimin e Buxhetit të Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012”, bazuar në nenin 54 të  Ligjit  Nr. 8652 datë  31.7.2000, nenin 6 të  Ligjit Nr. 9936 datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 të Ligjit Nr.10487 datë 05.12.2011 “Për Buxhetin e vitit 2012”, udhëzimin nr.2 datë 06.02.2012 i Ministrise Financave “Për proçedurat standarde të zbatimit të buxhetit”, udhëzimin nr. 2/1 datë 15.02.2012 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2012”,Vendimin e Këshillit të Qarkut  nr.2 datë 23.02.2011 ”Për detajimin e buxhetit të Këshillit të Qarkut për vitin 2011” dhe vendimeve të marra gjatë vitit 2011, pas diskutimit nga  anëtaret;

 

 

V E N D O S I ;

 

  1. Të miratojë veprimtarinë Ekonomiko –Financiare të Këshillit të Qarkut  Shkodër  për vitin 2011.

 

  1.  miratojë  detajimin  e Buxhetit  të Këshillit të Qarkut Shkodër për  vitin 2012,  sipas tabelave bashkangjitur, për:

 

a.          Këshillin e Qarkut  Shkodër

b.         N.R.M.R.Rurale Shkodër

 

  1. Te miratoje Rregjistrin e Parashikimeve te Prokurimeve Publike per vitin 2012 për;

 

                 a.   Këshillin e Qarkut  Shkodër

           b.   N.R.M.R.Rurale Shkodër

 

4.   Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Drejtoria e  Financës & Buxhetit pranë

       Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

5.   Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.  

 

 

K R Y E T A R I

 Maxhid CUNGU