VENDIM Nr. 20 Datë 05.03.2012

134

 “Mbi bashkëfinancim me OJF The Door-Albania për Lojëra Popullore fest 2012”.

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit, “Mbi bashkëfinancim me OJF The Door-Albania për Lojëra Popullore fest 2012”, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,neni 44, pas diskutimit nga anëtarët:

V E N D O S I :
 
1. Të miratojë fondin prej 350 mijë lekë për bashkëfinancim me Shoqatën “The Door-Albania” në kuadër të zhvillimit të Lojërave Popullore fest 2012.

2. Këto shuma do të përdoren nga Art 604 i trashëguar nga viti 2011.

3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, pranë Këshillit të Qarkut Shkoder .

4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.