VENDIM Nr. 18 datë 05.03.2012

142

“Për miratimin e Strategjisë Rajonale  dhe Planit i Veprimit për Fëmijët, Qarku Shkodër”

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër , i mbledhur sot me datën 05.03.2012 , pasi mori në shqyrtim Relacionin e paraqitur nga Drejtoria e Shërbimeve, Sekt. Shërb. Soc. Arsimit e Shëndetësisë, bazuar në  ligjin nr.8652, datë 07.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, Ligji nr 9355 date 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” , VKM nr 563 date 12.08.2005 “Për percaktimin e përgjegjësive te qarkut per shperndarjen e sherbimeve te perkujdesjes shoqerore”, Udhezim  Nr 1 date 2.2.2007  mbi zbatimin e VKM nr 563 date 12.08.2005 dhe në zbatim të ligjit të ri nr. 10347, datë 04.11.2010 “ Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Qarku nr. 21, datë 27.04.2010 për miratimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit me UNICEF për financimin e projektit  “ Monitorimi dhe raportimi i realizimit të të drejtave të fëmijëve në Qarkun Shkodër, pas diskutimit nga anëtarët:

 

 

V E N D O S I :

 

 

 

  1. Të miratojë Strategjinë Rajonale dhe Planin e Veprimit për Fëmijët, Qarku Shkodër.
  2. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve, Sektori i Shërbimeve Sociale, Arsimit e Shëndetësisë, Njësia për të Drejtat e Fëmijëve, prane Këshillit të Qarkut.
  3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

                                                                       

 

K R Y E T A R I
Maxhid CUNGU