VENDIM Nr 17 datë 05.03.2012

44

“Mbi  miratimin e marrëveshjes për  zbatimin e projektit “Youth ADRINET”ne kuader te programit IPA CBC ADRIATIC”

 

Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi shqyrtoi materialin  e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër “Mbi miratimin e marrëveshjes për zbatimin e projektit “Youth ADRINET” ne kuader te programit IPA CBC ADRIATIC, ku Keshilli i Qarkut Shkoder eshte partner ne projekt”,  mbështetur në Marreveshjen Kuader te firmosur me date 18.10.2007 ne Tirane ne mes Ministrise se Integrimit Europian te Republikes se Shqiperise dhe Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi mbi “Rregullat per bashkepunimin ne lidhje me asistencen e Komunitetit Europian per Republiken e Shqiperise ne kuader te zbatimit te asistences ne instrumentin e para aderimit IPA,

 

 

 

V E N D O S I :

 

 

  1. Të miratohet marrëveshja e partneritetit për Projektin “Youth ADRINET”e lidhur mes të Provincës të Gorizias Itali dhe Këshillit të Qarkut Shkodër
  2. Te miratohet përdorimi i fondit të akorduar nga  projekti, sipas buxhetit.
  3. Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër të kryejë të gjitha efektet për realizimin e marrëveshjes.
  4. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Administrate e Këshillit të Qarkut Shkodër.
  5.  Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 K R Y E T A R I

Maxhid CUNGU