VENDIM Nr.14 datë 05.03.2012

46

“MBI MIRATIMIN E RRJETIT TË LINJAVE TË TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE BRENDA FSHTARAVE TË KOMUNËS GURI I ZI”.

 

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër i mbledhur sot me datën 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Shërbimeve (Sektori i Transportit), për miratimin e linjave rrethqytetase të transportit të udhëtarëve me oraret e tyre në Komunën Guri i Zi, me kërkesë të kësaj komune me shkresën Nr.Prot. 601, datë 26/01/2012, mbështetur Ligjin Nr.8652 ,datë 31/07/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore” (neni 54);Ligjin Nr.10302, datë 15/07/2010 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8308, datë 18/03/1998 për transportet rrugore i ndryshuar” (neni 15, shkronja d; neni 20); Udhëzimin Nr.15, datë 24/07/2007 “Për kriteret dhe procedurat e lëshimit të liçencave, autorizimeve dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugorë ” të ndryshuar(neni 2, pika 24 / shkronja e; neni 17, pikat 1, 2, 3; neni 19, paragrafi II / III) pas diskutimitnga anëtarët ;                                              

 

VENDOSI:

 

 

 

1.      Të miratojë linja rrethqytetase të transportit të udhëtarëve  me oraret e tyre:

 

Kuç – Rrencë – Guri i Zi – Juban – Ganjollë e kthim;

 

Guri i Zi – Rragam – Sheldi e kthim;

 

Guri i Zi – Vukatanë – Shkodër e kthim.

 

2.      Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve, Sektori i Transportit &

 

      Emergjencave Civile në Këshillin e Qarkut Shkodër dhe  Komuna  Guri i Zi .

 

3.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas shprehjes së ligjshmërisë nga Prefekti.

 

 

 

KRYETARI

Maxhid CUNGU