VENDIM Nr. 11 Datë 05.03.2012

35

 Mbi miratim fondi për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian për vitin 2012.”

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit,Mbi miratim fondi për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian për vitin 2012.”, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e  qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit  buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 44, pas dikutimit nga anëtarët:

 

 

 

V E N D O S I :

 

 

 

1.      Të miratojë për përdorim fondin prej 3 500 mijë lekë  për bashkëfinancimet në kuadër të bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian .

 

 

 

2.      Ky fond do të përdoret nga Art 604, Program 04980.  

 

 

 

3.      Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, Drejtoria e Projekteve pranë Këshillit të Qarkut  Shkoder .

 

 

 

4.      Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

K R Y E T A R I

 

Maxhid CUNGU