VENDIM Nr. 10 datë 05.03.2012

38

Mbi aprovimin e Planit Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm, Qarku Shkodër

 

Këshilli  i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, në përputhje me nenin 110, pika 2 të Kushtetutës së Republikës Shqipërisë, në ligjin 8652, datë 31.07.2000,  në nenin 5, pika 5 dhe  në nenin 13 “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”,

Duke shqyrtuar materialin e paraqitur nga Drejtoria e Koordinimit dhe Zhvillimit Rajonal,  mbi aprovimin e “ Planit Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm në qarkun Shkodër”

 

V E N D O S I:

1.      Të miratojë  draftin përfundimtar të “ Planit Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm në Qarkun Shkodër”

2.      Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Koordinimit dhe Zhvillimit Rajonal.

3.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

 

                                                                                                

K R Y E T A R I
Maxhid CUNGU