Mënyrat e regjistrimit të operatorëve ekonomikë

38

Mënyrat e regjistrimit  të operatorëve ekonomikë në sistemin e prokurimit elektronik

Për të përdorur sistemin e Prokurimit Elektronik për të marrë informacion për tenderat qe do të zhvillohen , për të paraqitur oferta në mënyrë elektronike duhet të rregjistroheni dhe të pajiseni me një llogari përdoruesi.
Për operatorët ekonomikë shqiptar që janë rregjistruar pranë QKR-së, dhe që nuk kanë përdorur sistemin e prokurimit elktronik më parë, NIPTI me shkronja kapitale dhe pa hapësirë do të shërbejë si “përdorues” dhe “fjalëkalim”.Më pas çdo operator ekonomik duhet të ndryshojë fjalëkalimin në mënyrë që të ruhet konfidencialiteti.
Nëse operatorët ekonomikë nuk mund të aksesojnë në sistem, rregjistrimi kryhet në dy mënyra:
1.    Duke u rregjistruar online si operator ekonomik dhe sistemi do të aktivizojë llogarinë tuaj.
2.    Duke  dërguar  pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, një shkresë zyrtare me anë të së cilës kërkojnë një llogari përdoruesi. Në shkresën duhet të përfshihet NIPT-i i operatorit ekonomik dhe një adresë e vlefshme  e-maili.

Për t’u rregjistruar online si operator ekonomik në Sistemin e Prokurimit Elektronik duhet të ndiqen këto veprime:
1.    Hapni faqen kryesore të Prokurimit Elektronik  http://www.app.gov.al
2.    Shkoni tek menuja OPERATORËT EKONOMIKË klikoni “rregjistrohu si operator ekonomik”. Do të shfaqet në ekran formulari i rregjistrimit.
3.    Plotësoni fushat e formularit me të gjithë informacionin e nevojshëm.
4.    Pasi të keni krijuar përfunduar hedhjen e të dhënave kliko butonin KRIJO PËRDORUESIN për të krijuar llogarinë tuaj.

Për më tepër informacion hapni faqen e interndetit  http://www.app.gov.al  dhe klikoni “Sistemi i  Prokurimit Elektronik-Udhëzues  përdorimi  për operatorët ekonomikë”.