Inspektoriati i Ndertimit Urbanistik – Veprimtari

63

Veprimtaria e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor,(I.N.U.V)

Qarku Shkodër

I.N.U.V., Qarku Shkodër ushtron funksionin e tij në të gjitha komunat e Qarkut Shkodër që nuk kanë ngritur I.N.U.V., të tyren.

I.N.U.V. në Qarkun Shkodër :

 

  1. Vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës;
  2. Vendos gjoba sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës;
  3. Paraqet pranë organeve përkatëse kërkesën për heqje të liçencës profesionale personale ose të shoqërisë, në rast të ndërtimit pa leje, si dhe në rastet kur vëren shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të punimeve të ndërtimit;
  4. Vendos pezullimin e punimeve në ndërtim në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës;
  5. Vendos prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm;
  6. Përgatit kallëzimin penal për veprat penale të konstatuara gjatë ushtrimit të kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi;
  7. Jep informacionin e kërkuar Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, si dhe krijon të gjitha lehtësitë për përmbushjen e detyrave të këtij Inspektorati
  8. Bën kontrollin e të gjitha punimeve të ndërtimit në komunat që janë në juridiksionin e tij.
  9. Bën çdo muaj, për ndërtimet që janë me leje, Akt-kontroll për cilësinë e ndërtimit si dhe për plotësim dokumentacioni tekniko-ligjor.
  10. Bën konstatime në terren për ndërtimet pa leje, bën proçes-verbalin për konstatim kundravajtjeje për ndërtimin pa leje. Pastaj mbi bazën e këtyre proçes-verbaleve nxjerr vendim prishjeje, gjobë etj.
  11. Kryen prishjen e të gjithave objekteve që vendosen nga K.RR.T-ja e Qarkut Shkodër.
  12. Shqyrton të gjitha ankesat e banorëve të komunave që janë në juridiksionin e tij dhe kthen përgjigjet përkatëse për këto ankesa.