Bashkëpunime dhe marrëveshje

72

Bashkëpunime dhe marrëveshje

 

Marrëveshje me GTZ:   Këshilli i Qarkut ka realizuar një marrëveshje mbështetje  për ngritjen e Këshillit të Partneritetit dhe Agjencisë së zhvillimit. Me mbështetjen e GTZ janë krijuar forumet e partneritetit në tre rrethe dhe po mblidhen termat e referencës për hartimin e Strategjisë së zhvillimit të Qarkut dhe do të vazhdojë puna për hartimin ne saj mbi bazën e tyre dhe te Planit rajonal EPTIZA.
GTZ jep konsulencën e vet në organizimin e takimeve me donatorët. Rezultat i këtyre takimeve ka qenë hartimi i matricës së bashkëpunimit, e cila ende nuk është miratuar nga të gjithë donatorët. GTZ ka hartuar një guidë turistike për Kelmendin dhe Thethin. Ka organizuar një vizite studimore në Gjermani, Maqedoni, Rumani. Zyra e GTZ është pranë Këshillit të Qarkut. Ka mbështetur një paraqitje të Këshillit të Qarkut në një panair Laipzig.           
Për më shumë kliko Marrëveshje me GTZ

Marrëveshje me SNV:  Këshilli i Qarkut ka një marrëveshje për një studim fizibiliteti për nënshkrimin e një marrëveshje më të plotë sidomos lidhur ngritjen e kapaciteteve në Administratën e KQ për  mundësinë e krijimit të Fondit të besimit dhe administrimin e tij për grande konkurruese në Komunat dhe Bashkitë. SNV është partnere në Projektin “Parku Ballkanik i Paqes”. Ka organizuar një tur studimor në Dibër për Fondin e besimit. Zyra e SNV është pranë Këshillit të Qarkut.           
Për më shumë kliko Marrëveshje me SNV

Marrëveshje me Intercooperation-in Zviceran: Këshilli i Qarkut ka realizuar marrëveshje për Filmat “Dukagjini turistik”, për vënien e Administratës së Qarkut në rolin e vlerësuesit për projektin më të mirë 2008 si dhe për vlerësimin e Planeve strategjike të zhvillimit të  6  komunave dhe detyrat e projektimit për planet urbanistike të dy bashkive. Qarku është partner në Komitetin drejtues të programit të Qeverisë zvicerane dhe në Komitetin e bashkëpunimit për realizimin e projekteve konkrete në bashkitë dhe komunat
Për më shumë klikoMarrëveshje me Intercooperation-in Zviceran

Bashkëpunim me ADA (Agjencia e Zhvillimit Austriak):  ADA në bashkëpunim me K.f.V  është një donatore shumë e rëndësishme në Qarkun e Shkodrës. Kontributi i saj, sidomos në qytetin e Shkodrës ka qenë dhe është shumë i rëndësishëm. Sipas filozofisë së punës së saj, ajo ka ndërmarrë marrëveshje bashkëpunimi drejtpërdrejt me komunat dhe bashkitë. Për vitin 2008 pjesëmarrja e saj në takimet e donatorëve të zhvilluar në qark ka qenë e vazhdueshme. Është në gjetje të një mënyre më të frytshme të bashkëpunimit me Këshillin e Qarkut.                                                                                                                             
Për më shumë kliko Bashkëpunim me ADA

Marrëveshje me TEULEDA:  Eshtë bashkëpunuar për ngritjen e një qendre te informimit turistik ne Shiroke, si dhe i është ofruar mbështetje për bashkëpunim si partnere ne disa projekte te Rajonit te Molise Itali.                                                                        
Për më shumë kliko Marrëveshje me TEULEDA

Marrëveshje me VIS dhe COLOR:  Është organizuar një tavoline e rrumbullakët me shoqatat italiane VIS  dhe Color për një ndërhyrje multi-disiplinore në komunat Shkrel dhe Kelmend me mbështetje të Cooperacionit Italian.                                                                                   
Për më shumë kliko Marrëveshje me VIS dhe Color

Marrëveshje me UCODEP: Në të njëjtën linjë për javën ne vazhdim po përgatitet dhe një tjetër ndërhyrje në zonën e Dukagjinit por kësaj here me Shoqatën UCODEP.
Për më shumë kliko Marrëveshje me UCODEP

Shkoder (Shqipëri) 23 Nëntor 2009
Qarku i Shkodrës (Shqiperi), i perfaqësuar nga presidenti i tij Z. Gjovalin Colombi, dhe Rajoni i Molises (Itali) i përfaqësuar nga Z. Michele Iorio, tani e tutje te quajtura “Palët”.

Për më shumë kliko Shkoder (Shqipëri) 23 Nëntor 2009