Gjovalin KOLOMBI – Fjala ne takimin e parë me Donatorët

59

25.02.2008
Të nderuar pjesëmarrës

Fillimisht dua t’ju falënderoj për gatishmërin tuaj për të marrë pjesë në këtë takim konsultativ lidhur me bashkëpunimin e pritshëm për hartimin dhe zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit të Qarkut Shkodër.
Megjithëse ka pak muaj që kam marrë detyrën, nëpërmjet takimeve bilaterale dhe shqyrtimit të dokumentacionit që në disponojmë, jam njohur me kontributin tuaj.    Siç jeni në dijeni, qeveria jonë ka miratuar Strategjinë Ndersektoriale të zhvillimit Rajonal (SNZHR). Në këtë vendim përcaktohen mjaft qartë detyrat dhe kompetencat që do të ketë Këshilli i Qarkut në përputhje me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe me ligjin e ri që pritet të dalë. Fatmirësisht Këshilli i Qarkut tonë ka tashmë në dorë një dokument me shumë shumë vlerë, “Plani rajonal Shkodër –Lezhë 2005-2020” i punuar nga EPTIZA group dhe i përfunduar në vitin 2006. Në parime të përgjithshme Plani Eptiza është në të njëjtën linjë me SNZHR-në. Aty, pas një studimi të gjendjes së periudhës përkatëse, jepen rekomandime për 67 projekte, që duhen mbështetur nga donatorë. Kështu ne kemi një bazë të mirë për të hartuar të përditësuar dhe të detajuar Strategjinë e Zhvillimit të Qarkut Shkoder 2007-2013 (SZHQSH) si dhe Planin e veprimeve për realizimin e saj.    Ndërtimin e SZHQ-së si dhe implementimin e saj do ta bëjmë në përputhje të plotë me autonominë lokale që gëzojnë Bashkitë dhe Komunat dhe në përputhje me objektivin e rëndësishëm të SNZHR-së që është favorizimi i rajoneve më pak të zhvilluara. Sot ne jemi në fazën e meditimit për ndërtimin e strukturave përgjegjëse: Këshilli i partneritetit të qarkut (KPQ) dhe Agjencia e zhvillimit të qarkut (AZHQ), të cilat do të jenë hartuese dhe zbatuese të SZHQ. Kjo e fundit do të miratohet nga Këshilli i Qarkut, i përbërë nga këshilltarë dhe Kryetarë të Bashkive dhe të Komunave. Marrëveshjet që do të nënshkruaj Këshilli i Qarkut me Bashkitë dhe Komunat si dhe me Qeverinë do të jenë baza juridike dhe morale e të gjitha veprimeve tona, por për të qenë efektivë në realizimin sa më shpejt të detyrës së ndërtimit të strukturave dhe të strategjisë   do të ishte shumë e vlefshme për ne që të kishim mbështetjen financiare dhe teknike të donatorëve. Ne, nga ana jonë, jemi plotësisht të gatshëm të bashkëpunojmë në mënyrën më korrekte.
Në këtë fazë, veprimtaria e Këshillit të Qarkut  dhe strukturave të tij administrative nuk është stopuar në gjëndje pritmërie. Ajo bëhët në mbështje të ligjëve ekzistuese dhe është përqëndruar në koordinimin e punëve ndërmjet Bashkive, Komunave dhe Agjencive të zhvillimit e donatorëve të tjerë për të realizuar një bashkëpunim sa më të harmonizuar në mënyrë që të mos përsëriten mbivendosjet e kontributeve siç ka ngjarë më parë.
Në këtë kuadër, në përputhje me SNZHR dhe Planin Eptiza ne kemi marrë nismën e hartimit të një strategjie pilot për zonën më të varfër, por edhe më të bukur të Qarkut tonë, zonën e Dukagjinit. Një rrugë gjarpëruese cross-border, nga Mali i Zi në Vermosh-Thethë-Breg Lumi-Drisht, që kalon nëpër  vende malore me vlerë të jashtëzakonshme turistike, por pjesërisht në gjendje të mjerueshme është bërë shkaku i varfërisë dhe i aksidenteve tragjike. Ne kemi marrë përsipër të hartojmë projektin dhe do të kërkojmë financimin e ndërtimit, për 70 km  të saj. Pak kohë më parë në një takim të emërtuar “Dukagjini në fokus” është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësues të komunitetit dhe drejtues të komunave të asaj zone. Ndërkaq një komision i ngritur po punon për organizimin e një konference mbi gjendjen dhe sektorët e ndërhyrjes në Dukagjin, e cila është planifikuar të zhvillohet në fund të muajit Maj. Përfundimet e saj do të jenë bazë e hartimit të strategjisë së zhvillimit të Dukagjinit dhe planit përkatës të veprimit.
Është fat i madh që Dukagjini është pjesë e rëndësishme e projektit Parku Ballkanik i  Paqës. Një konferencë e rëndësishme do të zhvillohet pak ditë më vonë këtu në Shkodër. Kështu Qarku i Shkodrës ka hyrë tashmë në rrjedhën e bashkëpunimeve konkrete institucionale.
Në Këshillin e Qarkut Shkodër, kanë filluar të marrin rrugë nismat e reja të agjencive donatore, pasi është Këshilli i Qarkut institucioni ligjor që njeh më saktë nevojat sektoriale dhe rajonale të përbërsëve të tij, Bashkitë dhe Komunat.
Faleminderit