17 Korrik 2014

83

Me datë 17 Korrik 2014, në ambientet e hotel Colosseo, u zhvillua Seminari i III Rajonal me titull  “Zhvillimi nen rajonal dhe  evidentimi i projekteve pilot”.

Me datë 17 Korrik 2014, në ambientet e hotel Colosseo, u zhvillua Seminari i III Rajonal me titull  “Zhvillimi nen rajonal dhe  evidentimi i projekteve pilot”. Ky seminar u organizua nga Këshilli i Qarkut Shkodër dhe RDP (programi për Zhvillimin Rajonal, Veriu i Shqipërisë) në kuadër të konsolidimit të dokumenteve strategjike dhe plotësimit me plane veprimi, që përputhen me  dinamikat e zhvillimit të territorit për dy qarqet, Shkodër dhe Lezhë.

Synimi kryesor ishte mbi evidentimin e iniciativave dhe projekteve, parashikimi dhe zbatimi i të cilave kontribuon në fuqizimin e potencialeve sektoriale dhe në realizimin e objektivave strategjik për qarqet. Morën pjesë përfaqësues të administratave, të njësive vendore, të drejtorive rajonale dhe shoqërisë civile për të dy qarqet. Seminarin e përshëndeti Z. Maxhid Cungu , i cili në fjalën e tij vlerësoi punën e bërë si në drejtim të ngritjes së kapaciteteve për administratat e dy niveleve të qeverisjes vendore por edhe të rritjes së mundësisë për tërheqjen e fondeve tashmë në mënyre me të programuar dhe sipas një niveli më të avancuar, kjo në përputhje edhe me statusin e ri që Shqipëria ka fituar tashmë si vend kandidat për BE. Drejtori i RDP z. Olaf Haub bëri një histori të shkurtër të procesit duke nënvizuar hapat që janë ndjekur  deri tani ne tërësinë e këtij programi. Përfaqësues nga të dy administratat zj. Jorida Kurti, specialiste e Drejtorisë së Koordinimit dhe Zhvillimit dhe zj. Linda Maci, drejtore e Drejtorisë së Zhvillimit, (përkatësisht qarqet Shkodër dhe Lezhe) paraqiten punën e kryer për evidentimin e projekteve, proceduarat e ndjekura, partneret ne proces. Gjithashtu specialisti i turizmit z. Karl Rajner bëri një ndërhyrje mbi inputet  në strategjinë e zhvillimit të destinacioneve turistike, si pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik për qarqet. Puna në grupe dhe evidentimi i projekteve ishte finalizimi me sukses i seminarit.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak16 July 2014
Artikulli tjetërZgjedhja, kompetencat