30 Qershor 2014

97

Nxitja e punësimit të të rinjve në sektorin e peshkimit dhe përmirësimi i kushteve për peshkim në liqenin e Shkodrës.

Nxitja e punësimit të të rinjve në sektorin e peshkimit dhe përmirësimi i kushteve për peshkim në liqenin e Shkodrës.Me datë 30 Qershor, ora 10, në ambjentet e Shoqatës së Menaxhimit të Peshkimit, në Shirokë u zhvillua ceremonia përmbyllëse e aksionit “ Nxitja e punësimit të të rinjve në sektorin e peshkimit dhe përmirësimin e kushteve për peshkim në liqenin e Shkodrës”. Në këtë takim ishin të pranishëm Z. Maxhid Cungu, Kryetar i Këshillit të Qarkut, në cilësinë e kryetrit të Bordit Rajonal të Punësimit dhe Formimit, Znj. Teuta Zejno, përfaqësuese e ILO, Kryetari i OMP si dhe anëtarë të BRPF.Z. Cungu hapi takimin duke falenderuar aktorët kryesorë që morën pjesë në implementimin me sukses të këtij aksioni. 

 

Ai theksoi qe nxitja e punësimit të të rinjve në sektorin e peshkimit dhe përmirësimi i kushteve për peshkim në liqenin e Shkodrës ështe një ndër aksionet e Paktit Territorial për Punësimin e të të Rinjve që është miratuar nga Bordi Rajonal i Punësimit dhe Formimit, te Këshillit të Qarkut Shkodër, në kuadër të projektit  “Adresimin në nivel lokal të sfidës së punësimit të të rinjve” , që  po zbatohet nga ILO, UNDP me financim të Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Në Qarkun e Shkodrës, aksionet e Paktit Territorial të Punësimit të të Rinjve u përqëndruan në sektorin e peshkimit, turizmit dhe artizanatit, bimët mjekësore e aromatike dhe përpunimit të leshit. Përzgjedhja e këtyre aksioneve në fushën e nxitjes së punësimit të të rinjve është realizuar në përputhje me prioritetet e parashikuara nga Qarku në Konceptin Zhvillimin Rajonal . Për zbatimin e  aksionit të ” Nxitjes së punësimit të të rinjve në sektorin e peshkimit dhe përmirësimi i kushteve për peshkim në liqenin e Shkodrës “, Bordi Rajonal i Punësimit dhe Formimit nën drejtimin e Këshillit të Qarkut Shkodër, përzgjodhi Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit Shkodër, e cila ka një eksperiencë të gjatë në këtë fushë.Më pas Znj Zejno foli shkurtimisht mbi projketin duke theksuar që në kuadrin e këtij aksioni, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Shkodër mori përsipër pastrimin e liqenit prej rrjetave dhe mbeturinave të tjera, si dhe zhvillimin e kurseve për 60 të rinj të këtij qarku, të cilët u trajnuan në teknikat e peshkimit dhe në menaxhim biznesi, gjatë muajve shkurt-maj 2014. Projekti për  “Adresimin në nivel lokal të sfidës së punësimit të të rinjve” financohet nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe ka në fokus krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë përmes marrjes së përgjegjësive dhe bashkëpunimit të të gjithë aktorëve në nivel vendor. Qarqet e përfshira në këtë projekt janë Shkodra, Kukësi dhe Lezha. Projekti zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim  (PNUD), në bashkëpunim me Këshillat e Qarqeve, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Drejtoritë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, dhe aktorët lokal nga sektori publik dhe ai privat. Papunësia, sikurse edhe puna në të zezë e të rinjve, përbëjnë  një kosto të madhe për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Duke synuar përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe aplikimin e skemave të reja për nxitjen e punësimit të të rinjve, ILO në bashkëpunim me Këshillat e Qarqeve dhe partnerë të tjerë lokalë është duke zbatuar Pakte Territoriale të Punësimit për të Rinjtë në tre qarqet e përzgjedhura. Paktet Territoriale të Punësimit janë partneritete të kontraktuara në nivel rajonal që bëjnë të mundur një lidhje më të mirë të politikave të punësimit me politikat e tjera, duke rritur shkallën e punësimit  në nivel lokal dhe rajonal. Pastrimi i liqenit të Shkodrës dhe kurset e trajnimit në peshkim e menaxhim biznesi mundësuan formalizimin e punësimit të të rinjve, duke i ardhur njëherazi në ndihmë mbrojtjes së mjedisit.

dscf6092Ajo falenderoi edhe nje here te gjithë ata që kontribuan dhe bënë të mundur realizimin me sukses të këtij aksioni.
Në vijim përshëndeti të pranishmit edhe kryetari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, që implemetoi me sukses këtë aksion, i cili gjithashtu falenderoi Këshillin e Qarkut, ILO dhe të gjithë aktorët që bënë të mundur realizimin e këtij projketi.
Një përmbledhje të shkurtër të të gjithë arritjeve të projektit e prezantoi Z. Arjan Cinari , sekretar i OMP-së. Ai i njohu të pranishmit me  me rezultatet e arritura në përmbushjen e objektivave te këtij aksioni në pastrimin e liqenit nga rrjetat, proces i cili nuk ishte kryer prej më shumë se 20 vite duke u bërë pengesë serioze për peshkatarët, trajnimin për herë të parë të e 60 të rinjve mbi teknikat bashkëkohore te peshkimit dhe sipërmarrjen, si dhe regjistrimin e 40 të rinjve peshkatarë më të suksesshëm gjatë trajnimit në Qendren Kombëtare të Rregjistrimit.
 Ne fund te ceremonise u bë shpërndarja e Çertifikatave të Trajnimit.

Maxhid CUNGU

Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBrussels on 25/26 June 2014
Artikulli tjetër16 Korrik 2014