29 Maj 2014

85

Shkodër, 29 Maj 2014 në ambientet e hotel Colosseo-Shkodër, u zhvillua takimi i  radhës për paraqitjen e punës së deritanishme të Projektit “Muzeu Virtual Marubi”

Shkodër, 29 Maj 2014 në ambientet e hotel Colosseo-Shkodër, u zhvillua takimi i  radhës për paraqitjen e punës së deritanishme të Projektit “Muzeu Virtual Marubi” nga UNDP dhe Rajoni Friuli Venezia Giulia janë financuesit e këtij projekti që e ka zanafillën që në Maj 2012. Si partner lokal i përhershëm në këtë projekt takimin e përshëndeti  përfaqësuesi i Këshillit të Qarkut Shkodër, sekretari i këtij këshilli, z. Pjerin Rraboshta. Në takim ishin të pranishëm dhe përshëndetën Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës, Znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore e përhershme e OKB’së, Massimo Gaiani, Ambasador i Italisë në Shqipëri, Giulio Lauri, Sekretar në Komisionin e Kulturës, Rajoni FVG. Mbi ecurinë dhe stadin e deritanishëm, qëllimin dhe rezultatet e pritshme paraqitjen e bënë z. Luçjan Bedeni, Drejtor i Fototekës Marubi  dhe  z. Antonio Giusa, Drejtor i Qendrës Kombëtare për Katalogim FVG. Gjatë takimit u bë dhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për personat e trajnuar. Objektivi i Projektit është të zhvillojë vlerë të shtuar të qëndrueshme, në ekonomi nëpërmjet përmirësimit të një prej burimeve kryesore kulturore të Rajonit të Shkodrës dhe të përpunojë një sistem me shumë qellime, virtual i cili promovon trashëgiminë kulturore përmes burimeve njerëzore në gjendje të kontribuojnë në përgatitjen e një menaxhim të projekteve për një institucion të integruar dhe shumënivelesh. Disa nga rezultatet do jenë: Krijimi i një sistemi web shumëgjuhësh që të menaxhojë dhe prezantojë të dhëna ikonografike dhe me tekst nga arkiva e Marubit. Dixhitalizimi dhe katalogimi i arkivit fotografik të Marubit. Një draft projekt për menaxhimin e muzeut. Ky është një nga disa projektet të cilat synojnë vlerësimin dhe nxjerrjen në dukje të vlerave të kësaj fototeke dhe futja e saj në rrjetin e siteve të vizitueshme nga turistet vendas dhe të huaj.

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBologna 27 and May 28, 2014
Artikulli tjetërProjekti RURACT