Mbështetja dhe forcimi i zhvillimit rajonal në Shqipërinë e Veriut.

136

Me datë 27 Maj 2014 një mision i Agjencisë  Austriake të Zhvillimit bëri një vizitë pune në Qarkun e Shkodrës.Pjesë e misionit ishin Dr. Martin Ledolter, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA),

Me datë 27 Maj 2014 një mision i Agjencisë  Austriake të Zhvillimit bëri një vizitë pune në Qarkun e Shkodrës.Pjesë e misionit ishin Dr. Martin Ledolter, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA), pjesës operacionale të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC) dhe znj. Astrid Wein, Drejtuese e zyrës ADC në Tiranë. Ky mision vizitoi sot Shkodrën për të parë punën që po bëhet në qarkun e Shkodrës në sajë të mbështetjes që Austria po i jep Shqipërisë në forcimin e zhvillimit rajonal.
Për më shumë se 20 vjet, Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim ka ndihmuar Shqipërinë në përmirësimin e furnizimit me ujë sidomos në qarkun e Shkodrës, duke arritur në më shumë se 15 milion euro grante për investim në infrastrukturë dhe forcim të kapaciteteve të shërbimeve të ujësjellësit. ADC në Qarkun e Shkodrës vazhdon të mbështesë U.K.- Shkodër duke ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve dhe rritur eficencën dhe performancën. Gjithashtu, Austria po mbështet bashkimin e dy shërbimeve të mëdha publike – Shkodër fshat dhe Malësi e Madhe – dhe po e mbështet Shqipërinë me kredi të buta për të financuar infrastrukturën në lidhje me eficencën e shërbimeve të ujësjellësit. Si rezultat, Drejtori Ledolter nënvizoi:

Rreth 100,000 banorë kanë ujë të pijshëm në Shkodër

 

Banorët e Bushatit, Barbullushit, Ana e Malit, Rranxa, Kastrat dhe Koplik kanë ujë të pijshëm, ujë që vjen nga tubacionet për herë të parë.

Megjithatë, ndërsa shërbimet përmirësojnë performancën e tyre me mbështetjen e donatorëve për infrastrukturë më të mirë dhe menaxhim efektiv, qytetarët dhe qeverisja vendore përkatëse duhet të paguajnë shërbimin e ujësjellësit. Z. Ledolter tha që në këtë mënyrë këto shërbime do të bëhen të qëndrueshme financiarisht. Nga ana tjetër, kjo do të sillte shërbime të përmirësuara dhe kosto të reduktuara për qytetarët.
Pjesë e dytë e vizitës ishte edhe ajo me Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipërinë e Veriut është një nismë tjetër e financuar nga Qeveria Austriake dhe Zviceriane, ku institucionet kryesore partnere dhe përfituese janë qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Qëllimi kryesor i nismës është mbështetja dhe forcimi i institucioneve rajonale në detyrat e tyre për të çuar përpara zhvillimin e integruar rajonal dhe për t’u dhënë qasje të barabartë qytetarëve në shërbimet publike cilësore, si edhe në mundësitë ekonomike, sidomos në zonat e paprivilegjuara.
Forcimi i kapaciteteve të qeverisjes vendore dhe këshillave të qarqeve është një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i zhvillimit rajonal. “Koordinimi është shumë i rëndësishëm sepse shumë probleme nuk mund të zgjidhen brenda kufijve të një bashkie të vetme” tha Drejtori Ledolter. “Dhe ajo që është akoma më e rëndësishme, vendimet që merr një bashki mund të ndikojnë negativisht në bashkitë e tjera. Prandaj, planifikim strategjik i koordinuar i zhvillimit rajonal është shumë i rëndësishëm. Austria mbështet forcimin e kapaciteteve të strukturave rajonale dhe vendore në formulimin e projekteve strategjike, mbledhjen e fondeve, prokurimin, menaxhimin e kontratave si edhe kapaciteteve të menaxhimit të ciklit të projekteve për të siguruar ndikimin në nivel qarku. Gjithashtu, në qarqet ku është ofruar asistenca teknike e Programit të Zhvillimit Rajonal janë përmirësuar kapacitetet e planifikimit strategjik dhe buxhetimit. Gjatë punës Drejtori i Programit z. Olaf Haub bëri një paraqitje të ecurisë së deritanishme të programit, në të gjithë dimensionin e ndërhyrjet e tij. Më pas u vazhdua me paraqitjen e punës, që stafet e dy administratave të Qarqeve Shkodër e Lezhë, kanë bërë për procesin e rishikimit dhe të monitorimit të dokumenteve strategjike dhe vendosjen e prioriteteve sipas fushave prioritare me mundësinë e ndërhyrjes me projekte sektoriale dhe ndër-komunale. Kjo paraqitje u bë nga Zj. Merita Kazazi dhe Zj. Linda Maçi, drejtore te drejtorive te Koordinimit dhe Zhvillimit , përkatësisht të qarqeve Shkodër edhe Lezhë.
Gjatë vizitës së tyre, drejtori Ledolter i ADA-s dhe shefja e zyrës Wein vizituan disa projekte me ndikim në qark të financuara nga programi Austriak/Zvicerian për zhvillimin rajonal (RDP):
•    shtëpinë e Ndre Mjedës për të parë punimet e restaurimit
•    rrugën e biçikletave dhe stacionin e biçikletave në komunën Dajç, si edhe
•    Qendrën etnografike në Gurin e Zi, si pjesë e trashëgimisë kulturore në zonën e Zadrimës
Këto punime shtojnë mundësinë për turizmin që ka kjo zonë në veçanti dhe vendi në përgjithësi dhe janë pjesë e konceptit të zhvillimit nën-rajonal sipas zonave, i cili synon që ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për turistët e huaj.

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMay 13, 2014
Artikulli tjetërBologna 27 dhe 28 Maj 2014