11 shkurt 2014

37

Me datë 11 Shkurt 2014, në ambientet e Këshillit të Qarkut Shkodër u organizua takimi i Grupit Koordinues të Programit për zhvillim rajonal, Veriu i Shqipërisë.

Me datë 11 Shkurt 2014, në ambientet e Këshillit të Qarkut Shkodër u organizua takimi i Grupit Koordinues të Programit për zhvillim rajonal, Veriu i Shqipërisë. Ky është takimi i 10 i këtij grupi që nga fillimi i programit. Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, si kryesues i këtij grupi mbasi nënvizoi se korumi për vazhdimin e takimit ishte arritur  bëri një përmbledhje të shkurtër të punës së deritanishme për të gjitha shtyllat e programit, duke nënvizuar se ajo që është më e rëndësishme ishte përfitimi qe nga ky program kanë territoret e Qarkut Shkodër dhe Lezhë.
Gjatë fjalës së tij z. Maxhid Cungu theksoi edhe njëherë rëndësinë e zbatimit të këtij programi e sidomos  në ngritjen e kapaciteteve të dy administratave përkatëse. Në takim u paraqit vlerësimi i projekteve të paraqitura për dritaren e tretë të fondit të financuar nga RDP, u diskutua mbi rankimin e tyre dhe fillimin e zbatimit të tyre.  Që në Maj të vitit 2013, në përgjigje të thirrjes për projekte  me fokus  fushën sociale, që kanë si target përfitues shtresat më të margjinalizuara, janë paraqitur rreth 50 projekte nga shoqëria civile që operon në dy qarqet Shkodër dhe Lezhë. Një grup specialistësh, përfaqësues nga RDP, Qarku Shkodër dhe qarku Lezhë kanë bërë vlerësimin mbi relevancën dhe cilësinë e projekteve duk i rreshtuar ato sipas pikëzimit. Gjithashtu çështje për diskutim ishte dhe stadi i zbatimit të projekteve të dritares së parë dhe të dytë të këtij fondi.  U  diskutua edhe mbi ecurinë e punës dhe zbatimit të planit të aktiviteteve  që kanë lidhje me procesin e monitorimit të strategjive, duke përfshirë edhe atë të monitorimit të projekteve të sipërpërmendura. Gjatë takimit dhanë mendimet dhe opsionet e tyre mbi çështjet, përfaqësues të dy qarqeve, të stafit të RDP dhe përfaqësues të dy ADA, Austriake dhe CDS Zvicerane si organizata donatore.

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak29-30 January 2014,
Artikulli tjetër26 Shkurt 2014