15 Janar 2014

47

 Takim i Komitetit Drejtues “Për bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse, në nivel vendor, për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik”

Takim i Komitetit Drejtues “Për bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse, në nivel vendor, për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik”. Me datë 15 janar 2014, u zhvillua takimi i radhës së  Komitetit  Drejtues “Për bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse, në nivel vendor, për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik”,  që kishte si qëllim prezantimin e Raportit mbi veprimtarinë e Njësisë për të Drejtat e Fëmijëve të Qarkut Shkodër si dhe prezantimin e Raportit te Monitorimit të Strategjisë Rajonale dhe Planit te Veprimit , të Qarkut Shkodër.
Ky takim u drejtua  nga Kryetari I Këshillit të Qarkut, në cilësinë e kryetarit te këtij Komiteti  si dhe  të pranishëm përfaqësues nga  drejtoritë rajonale,  njësitë vendore si dhe nga OJF të ndryshme si aktorë përgjegjës në realizimin e të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut. Takimi u hap nga kryetari, Z. Cungu, i  cili pasi falënderoi te pranishmit për pjesëmarrjen, foli shkurtimisht mbi rolin dhe rëndësinë qe ka ky Komitet si mekanizëm kryesor në nivel qarku për monitorimin dhe bashkërendimin e punës në mbrojtje te të drejtave të fëmijëve.  Më pas sipas agjendës së takimit, Jozef Serrmi, përgjegjës i Njësisë për të Drejtat e Fëmijës në Qark, prezantoi Raportin e Veprimtarisë së kësaj Njësie për vitin 2013. Prezantimi u fokusua në disa drejtime kryesore te veprimtarisë se NJDF, si monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të politikave që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, bashkëpunimi  dhe shkëmbimi i informacionit me drejtoritë rajonale, njësitë vendore dhe OJF që veprojnë në territorin e qarkut Shkodër, puna për rritjen e ndërgjegjësimit e strukturave vendore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe veçanërisht për njohjen e rolit të NJDF pranë Qarkut, rastet konkrete të ndjekura nga kjo Njësi si dhe problematikat e hasura.  Ajo çfarë u theksua më shumë në këtë raport është kërkesa ndaj njësive vendore për të qenë më të vëmendshëm ndaj të drejtave të fëmijëve, pasi vetëm 8 njësi vendore kanë përcjellë informacionin e kërkuar në zbatim të VKM 267, datë 12.4.012, por edhe ky informacion ne shumë raste nuk është i plotë pasi në përgjithësi administratorët social në njësitë vendore raportojnë vetëm për numrin e fëmijëve që përfitojnë nga ndihma ekonomike apo pagesa të paaftësisë dhe ka një mungesë informacioni në lidhje me fëmijët e rrezikuar nga dhuna, fëmijët që punojnë, fëmijët që braktisin shkollën, fëmijët e ngujuar etj.  Si  problem  i rëndësishëm u trajtua edhe ngritja e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve  në njësitë vendore pasi deri tani raportojnë që këto njësi janë ngritur vetëm në 9 komuna e bashki të qarkut. Për këtë arsye në raport u theksua fakti që duke mos u krijuar këto struktura  krijohen mangësi në hallkat e mekanizmit të bashkërendimit dhe referimit të rasteve të fëmijëve në rrezik duke penguar  funksionimin e tij. Gjatë raportit u nënvizua bashkëpunimi shumë i mirë me drejtoritë rajonale jo vetëm në përcjelljen e informacionit por edhe në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për problematikat e hasura dhe këtu u përmendën raste konkrete pozitive të bashkëpunimi me drejtoritë rajonale. Në kuadër të punës së bërë për rritjen së ndërgjegjësimit nga ana e institucioneve lokale përgjegjëse për realizimin e të drejtave të fëmijëve, u theksua roli I rëndësishëm që ka pasur bashkëpunimi më OJF të ndryshme në këtë aspekt. Më pas u  prezantuan e disa nga rastet e fëmijëve në rrezik të trajtuara nga NJDF, për të sjellë në vëmendje  dhe problematikat e hasura dhe te diskutohen nga anëtarët e Komitetit.
Pati diskutime edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile të pranishëm në këtë takim të cilët u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të japin kontributin e tyre në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe kërkuan që të përcaktohen prioritetet për ndërhyrje dhe të ketë më shumë informacion në lidhje me organizatat joqeveritare që veprojnë në territor.
Kryetari Cungu theksoi se misioni  kryesor  i këtij Komiteti është të mbledhë dhe të analizojë problemet që dalin nga aktorët të ndryshëm në fushën e të drejtave të fëmijëve si dhe të gjejë zgjidhjet më të mira, për ato probleme  te cilat nuk u gjet një zgjidhje e mundshme do te referohen pranë ASHDF.
Në fund të takimit, kryetari falënderoi të gjithë të pranishmit për kontributin dhe frymën pozitive te bashkëpunimit.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakContact Us
Artikulli tjetër28 dhe 29 Janar Pejë, Kosovë