27 nëntor 2013

36

Nënshkruhet marrëveshja ne mes KQSH dhe RDP.Me datë 27 nëntor 2013, në zyrën e kryetarit te këshillit të Qarkut, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet KQSH dhe programit për zhvillimin Rajonal, Veriu i Shqipërisë dhe marrëveshjet ndërmjet KQSH dhe njësive përfituese nga fondi i investimeve të RDP.

Me datë 27 nëntor 2013, në zyrën e kryetarit te këshillit të Qarkut, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet KQSH dhe programit për zhvillimin Rajonal, Veriu i Shqipërisë dhe marrëveshjet ndërmjet KQSH dhe njësive përfituese nga fondi i investimeve të RDP. 

Që nga viti 2010, në Qarkun e Shkodrës dhe në Qarkun e Lezhës po zbatohet Programi i Zhvillimit Rajonal–Shqipëria Veriore (RDP), financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Objektiva e përgjithshme e Programit është që të kontribuojë për një zhvillim të drejtë social dhe ekonomik të dy rajoneve. Në kuadër të RDP është caktuar një fond i veçantë prej 2 milion Euro, i cili do të përdoret për të financuar hartimin dhe zbatimin e projekteve me ndikim në zhvillimin rajonal. Këshilli i Qarkut Shkodër, në marrëveshje me RDP, ka përgjegjësinë e menaxhimit të Dritares 2 të Fondit të RDP. Për të realizuar përzgjedhjen e projekteve për zbatimin e te cilave u nënshkruan marrëveshjet, Këshilli i Qarkut ka ndjekur një rrugë dhe metodologji të hartuar dhe zbatuar në bashkëpunim me RDP, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe DEBASKON-it. Dy struktura drejtuese të RDP, pjesë e të cilave është edhe Këshilli i Qarkut Shkodër, kanë qenë të përfshira në procesin e përzgjedhjes: Grupi Koordinues i Programit (GKP) dhe Komiteti Drejtues i Programit (KDP). Projektet për te cilat u nënshkrua marrëveshja janë: Zhvillimi i turizmit mjedisor në Lumin Buna dhe në Liqenin e Shkodrës, Bashkia Shkodër; Trashëgimia kulturore dhe natyrore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm për Zadrimën Bashkia Vau i Dejës; Së bashku në Natyrë: Rrugë për një familje më të fortë e më të afërt Komuna Kastrat; Të jetosh Lumin Komuna Dajç; Kultura: udhëheqëse dhe mundësuese e zhvillimit të qëndrueshëm Komuna Bushat; Punësimi lokal nëpërmjet zhvillimit rural Komuna Qerret; Integrimi i aktorëve të ndryshëm në forcimin e kapacitete me synim Zhvillimin e Artizanatit dhe të Turizmit Komuna Kelmend; Gjenerimi i punësimit dhe zhvillimi i qëndrueshëm komunitar rural në zonat e pa/favorizuara nëpërmjet mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore dhe erëzave në Komunën Shosh Komuna Shosh. Marrëveshjet u nënshkruan ndërmjet KQSH dhe zyrës se RDP Shkodër, dhe KQSH me gjithsecilën njësi vendore. Para nënshkrimit te kontratës Z. Cungu bëri një panorame të shkurtër të rrugës së ndjekur dhe përfitimeve që ka pasur territori i KQ si    ngritjen e kapacitete njerëzore në administratën e KQ  dhe të administratave të tjera të njësive vendore, ashtu dhe në përfitimin në investime.Në takim morën pjesë nga KQSH, Zoti Maxhid Cungu, Kryetar i KQSH dhe znj. Merita Kazazi, Drejtore e Drejtorisë se Koordinimit dhe Zhvillimit. Gjithashtu nga njësitë vendore ishin të pranishëm kryetaret e të gjitha njësive vendore përfituese dhe Stafi i zyrës se RDP ne Shkodër, drejtuar nga Z. Olaf HAUBMbas nënshkrimit te kontratave (marrëveshjeve) zoti Olaf Haub beri një përshkrim të shkurtër për rrugën që do të ndiqet për zbatimin dhe monitorimin e këtyre projekteve.