25 Shtator, San Malo-Francë dhe 18 Nëntor Korfuz-Greqi

36

Në kuadrin e konsultimeve qe kane filluar nga Dhjetori 2012 e ne vazhdim ku Bashkimi Evropian ka iniciuar një vision për bashkëpunimin dhe zhvillimin e një strategjie të përbashkët në makro-rajonin Adriatiko-Joninan EUSAIR,

Në kuadrin e konsultimeve qe kane filluar nga Dhjetori 2012 e ne vazhdim ku Bashkimi Evropian ka iniciuar një vision për bashkëpunimin dhe zhvillimin e një strategjie të përbashkët në makro-rajonin Adriatiko-Joninan EUSAIR, kryetari i këshillit të qarkut Shkodër zoti Maxhid Cungu,  ka marrë pjese në këto dy takime të njëpasnjëshme të organizuara nga Konferenca e rajoneve periferike detare të Evropës CPMR, ku krahas prezantimeve te rajoneve të ndryshme që përfshihen në hapësirën e Makrorajonit Adriatiko- Jonian zoti Cungu pati mundësinë te paraqesë materiale të ndryshme mbi strategjitë e zhvillimit rajonal në qarkun tonë e lidhur kjo me politikat kombëtare dhe ato lokale te komunave si dhe rolin që ka luajtur institucioni i Këshillit të Qarkut Shkodër në brendësi te EAI.

Në  takimin e parë të zhvilluar në San Malo, Francë, me 25 shtator 2013 në cilësinë e përfaqësuesit të Eurorajonit Adriatik Jonian (EAI), zoti Cungu relatoi mbi punën e këtij organizmi si dhe ato që po realizohen në kuadër të projektit AdriGov te cilat po i japin gjithnjë e me shume zhvillim jo vetëm forcimit te partneritetit dhe marrëdhënieve te mira por gjetjen e mundësive për realizimin e një vije te përbashkët ku te gjithë duhet te hapin kontributin e tyre ne perspektivat e reja te zhvillimit te kësaj zone kaq te rëndësishme të Evropës.
Në seminarin e zhvilluar në Korfuz, Greqi me 18-19 Nëntor 2013 për Strategjinë europiane të rajonit Adriatik Jon, z. Cungu prezantoi disa aspekte të politikave lokale dhe kombëtare që lidhen me strategjine eurorajonale.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak4 deri me 6 Nëntor 2013
Artikulli tjetërE premte me 22.11.2013