30 shtator – 2 tetor 2013

44

Organizohet në Balle Kroaci një cikël trajnimesh në kuadër të Projektit AdriGov.

Organizohet në Balle Kroaci një cikël trajnimesh në kuadër të Projektit AdriGov.Në kuadër të Programit IPA Adriatik Bashkëpunimit Ndërkufitar, komponenti II  financuar nga BE-ja, Rajoni i Istria, Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrimin Europian, brënda projektit AdriGov kishte programuar të organizojë një cikël trajnimesh me temëFondet e BE-së dhe menaxhimi i suksesshëm i projekteve të BE-së.

Workshopi i parë i këtij cikli ishte organizimi 3 ditore i trajnimeve nga 30 shtator – 2 tetor 2013 në Bale ¬ Kroaci. Trajnimi kishte për qëllim fitimin e njohurive dhe eksperiencave të reja për menaxhimin e fondeve të BE-së, bazuar në ciklin e menaxhimit të projektit (MCP). Pjesë e këtij trajnimi ishin edhe Specialistë të Këshillit të Qarkut Shkodër, Zj. Stela Mardusha dhe Zj. Vitjola Capaliku,  duke qënë se Këshilli i Qarkut Shkodër është partneri për palën Shqiptare në projektin AdriGov. Ne mes partnereve u diskutua dhe u shkembyen dhe praktika te vecanta qe kane te bejne me vete emplementimin e ketij projekti ne fjale.