24 -25 Shtator 2013

38

Projekti  “Youth Adrinet” i zbatuar ne kuadër te programit IPA CBC ADRIATIK, aktivitete ne kuadër te iniciativës ADRIBUS.

Projekti  “Youth Adrinet” i zbatuar ne kuader te pogramit IPA CBC ADRIATIK, aktivitete ne kuader te iniciatives ADRIBUS.Adribus ka të bëjë me një gjiro turistike dhe pune me ane te nje autobusi per te cilen 2 të rinj nga secili vend partner i projektit Youth Adrinet në të gjitha vendet Partnere. Do të bëhen ndalesa dy ditore në secilin vend dhe do të ketë takime institucionale me perfaqësues institucionesh përgjegjës për politikat rinore si dhe vizita turistike e kulturore në qytetet përkatëse. Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja dhe pranimi i multikulturalitetit dhe shfrytëzimi i tij nga ana e të rinjve në menyrë sa më kreative. Njohja me realitete të ndryshme të të rinjve ne vende te ndryshme si dhe marrja e eksperiencave të mira do të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë më mirë realitetin dhe kontekstin ku ato jetojnë.
Ndalesa në qytetin e shkodrës ishte e planifikuar në datat 24 / 25 Shtator. Autobusi, i lyer dhe i firmosur nga te rinjtë pjesëmarrës, u ndal në hotelin ku do të akomodoheshin pasditen e datës
24. Si mirëseardhje u organizua një darkë në një restorant me gatime tradicionale Shkodre si dhe një xhiro në qendrën e Qytetit. Ditën e dyte u zhvillua mirëseardhja Zyrtare nga ana e përfaqësuesve të Qarkut Shkodër, Z. Kastriot Kruja shoqëruar me intervista për mediat e ndryshme që ishin pjesëmarrëse në aktivitet. Agjenda vazhdoi me shkëmbime opinionesh mbi politikat rinore në zonën e Adriatikut, temë për të cilën të rinjtë diskutuan dhe shfaqën opinionet e tyre për ndryshimet dhe nevojat që ato kanë, më pas u bë prezantimi e një konkursi fotografie, Rrugë dhe rrugëtime, ku të rinjtë ishin shumë të interesuar tëmerrnin pjese. U zhvillua dhe një vizitë në qendrën rinore pranë bibliotekës Marin Barleti si dhe u vizituan vënde ku të rinjtë kalojnë kohën e tyre, universitet, parqe, lokale etj. Agjenda vazhdoi me vizitën në Shirokë dhe Kalanë e Rozafës dhe u mbyll me një darkë tradicionale. Të rinjtë pjesëmarrës mbeten shumë të kënaqur nga ndalesa e qytetit te Shkodrës, pasi panë një tjetër realitet rinor që pasuroi edhe më shumë njohuritë e tyre.
Pjesëmarrja e dy të rinjve nga qytetit i Shkodrës është një tjetër element i rëndësishëm pasi iu dha mundësia që të njihen me të rinj të tjere dhe të shohin vende të tjera dhe në qoftë se ato do të marrin më të mirat nga ky aktivitet pse jo mund të kenë një ndikim sado të vogël në shoqëritë e tyre.

Në mirë realizimin e këtyre aktiviteve është për tu vlerësuar i gjithe stafi i projektit dhe përfaqësuesit e Qarkut  Tea Çuni për Guidat turistike dhe informacionet që u dha pjesëmarrësve në aktivitete dhe Kastriot Kruja në përfaqësimin institucional dhe në lehtësimin e procedurave të ndryshme,  por mbi te gjitha janë për tu vlerësuar të rinjtë Shkodran sepse një element që bie në sy sidomos pasi ke të bësh me punë grupi mes të rinjve të vendeve të ndryshme është fakti i aftësisë të të rinjve shkodranë në përshtatje dhe në komunikim në 1 apo 2 gjuhë të ndryshme, gjë që gjendet rrallë tek të rinjtë e tjerë.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak16-20 Shtator 2013
Artikulli tjetër25 dhe 26 Shtator 2013