1 Korrik 2013

40

QARKU SHKODRES NE CEREMONINË E KROACISË.

QARKU SHKODRES NE CEREMONINË E KROACISË.Me ftesë të presidentit të Rajonit të Istrias së Kroacisë zotit Valter Flego, në kuadër të projektit AdriGov, Adriatic Governance Operational Plan, me rastin e 7 vjetorit të themelimit të Euro-rajonit Adriatik (sot Makro-rajoni Adriatiko-Jonian), si dhe në ceremoninë festive rajonale me rastin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Europian, një delegacion nga Këshilli i Qarkut Shkodër, i përbërë nga Kryetari i këshillit të Qarkut z. Maxhid Cungu, dhe zëvendës kryetarët e këtij këshilli z. Ferit Ringaj dhe z. Pjerin Spathari morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, zhvilluar nga ky rajon, partner në këtë organizëm dhe në disa projekte të përbashkëta. Në këto aktivitete Kryetari i këshillit të qarkut Shkodër pati mundësinë të merrte fjalën dhe të përshëndeste  kryetarin e Rajonit të Istrias për hyrjen e Kroacisë në BE. Ndër të tjera Cungu ka theksuar: Anëtarësimi i vendin tuaj në BE, shënon suksesin e përpjekjeve të qeverisë dhe popullit kroat, i cili sot merr vendin e merituar në të gjitha organizatat, evropiane dhe më gjerë, e që do ti shërbejë më së miri  forcimit të paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajonin tonë. Ndërsa duke folur konkretisht për bashkëpunimin në makro- rajon zoti Cungu theksoi: Unë kam besim se rezultatet e pritura do të jetë optimiste për formalizimin dhe krijimin e strategjive të përbashkëta, objektivave të përgjithshme, për veprimet dhe angazhimet e nevojshme në zbatimin e tyre, aktivizimin e një zone të partneritetit dhe shkëmbime të stafit në nivel institucional si dhe aktivizimin e një rrjeti të kontakteve institucionale ndërmjet të gjithë vendeve partnere. Duke përfunduar Cungu shprehet: Ky aderim është një tjetër dëshmi e një perspektive të qartë evropiane dhe gjithashtu një nxitje motivuese për të gjitha shoqëritë e tjera të Ballkanit, të cilët janë duke punuar për të përmbushur detyrimet dhe kërkesat që rrjedhin nga procesi.