E Mërkure 22 maj 2013

41

Këshilli i Qarkut Shkodër: Tregu i Punës dhe i Formimit Profesional në Rajonin e Shkodrës.

Këshilli i Qarkut Shkodër: Tregu i Punës dhe i Formimit Profesional në Rajonin e Shkodrës.Ditën e mërkurë datë 22 maj 2013, në sallën e këshillit të qarkut Shkodër u mblodh Bordi Rajonal i Punësimit dhe një grup specialistësh të institucioneve vendore rajonale që merren me punësimin, në kuadër të projektit SeeNet, “Një rrjet ndër-lokal për kooperimin mes Italisë dhe vendeve të Europës Juglindore” dhe bashkëpunimit të Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Rajonit të Emilia- Romagna, për zhvillimin i iniciativave të orientuara drejt kualifikimit të formimit profesional dhe punësimit, me reference të veçantë tek të rinjtë, në dalje nga struktura të përbashkëta banimi, sipas modeleve të asistencës për forcimin e sistemit të punësimit dhe formimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Shqipërisë duke u bazuar tek aplikimi i programeve të reja të tregut të punës. Në këtë takim u paraqiten materialet që janë hartuar dhe aktivitetet që janë kryer, sikurse Studimi i Tregut të Punës në Qarkun Shkodër, Botimin e një Guide të Qendrave Publike dhe Private që ofrojnë formim profesional në Qarkun Shkodër, prezantimin e Bursave për formim nëpërmjet punës që i janë dhënë disa të rinjve jetimë të dalë nga rezidencat shtetërore si dhe pajisja e një laboratori informatike pranë qendrës së formimit publik me pajisje kompjuterike, për ti dhënë në mënyrë mundësi të çeljes së kurseve të cilat ndihmojnë shumë në përgatitjen profesionale në disa profesione qe kane si baze kompjuterin. Takimin e çeli z. Maxhid CUNGU, Kryetari Qarkut Shkodër i cili falënderoj të pranishmit si dhe partneret e Rajonit Emilia-Romagna me të cilët është bashkëpunuar ngushtë për të arritur rezultatet e këtij projekti që janë dhe një qasje e re në politikat e qarqeve tona si dhe dokumente të rëndësishme që do ti shërbejnë grupeve të interesuara për nxitjen e punësimit në territorin e qarkut tonë. Po ashtu ai tha që tashmë ky partneritet është konsoliduar dhe po shihet mundësi konkrete e vazhdimit të tij. Për të paraqitur studimin e tregut dhe guidën e morën fjalën z. Brizida Teli, drejtoreshe e QFP Shkodër e cila paraqiti një ekspoze të punës së bërë nga kjo qendër në bashkëpunim dhe me aktorët e tjetër për të rritur sa më shumë hapësirën e formimit profesional sipas kushteve dhe kërkesave që ka tregu i punës, si dhe specialistet Fatbardha Mujaxhi, Irma Lohja dhe Mimoza Kallacej të cilat kanë qenë dhe anëtare të grupit të punës që kanë hartuar këtë studim. Bursat e formimit nëpërmjet punës u prezantuan nga z. Andrea Jakova, i cili i paraqiti auditorit edhe hollësitë e punës mbi të cilat është proceduar dhe bashkëpunuar me disa biznese, si dhe rezultatet mjaft të mira në përfundim të akordimit të këtyre bursave ndaj këtyre grupeve në nevojë dhe për integrimin e tyre në punë. Shprehen vlerësimet e tyre në këtë takim dhe z. Ismail Ademi, i UTL Tirana në Bashkëpunim me Italinë, Rossana Preus, Menaxhere e Rajonit të Emilia-Romagna–Projekti SeeNet, Endri Xhaferaj– Komuna Forlì, Itali–Projekti “Shqipëria Sot” dhe z. Iaen Wilson–ILO Shqipëria.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakitem8
Artikulli tjetër27, 28 Maj – Sarajeve.