8 Maj 2013

34

KËSHILLI I QARKUT: Komiteti Koordinues i DLDP-së.

KËSHILLI I QARKUT: Komiteti Koordinues i DLDP-së.Me 8 Maj 2013, në ambientet e  Komunës  Shkrel, Malësi e Madhe, u organizua  Komiteti Koordinues i DLDP-së. Në këtë takim morën pjesë  kryetare të Komunave dhe Bashkive partnere të DLDP nga qarqet Shkodër dhe Lezhë, përfaqësues nga Këshillat te Qarqeve Shkodër dhe Lezhë,  institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, agjensi dhe organizata partnere etj. Gjatë mbledhjes të komitetit Koordinues  u paraqiten për diskutim këto çështje kryesore:
1. Aktivitetet e zhvilluara nga DLDP gjatë 2013 në bashkëpunim me komunat partnere. 2. Cilat do jenë hapat e mëtejshëm dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen e afërt. 3. Prezantimi i modaliteteve të bashkëpunimit dhe nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit për 2013. Ndërsa u vlerësuan aktivitetet e kryera me sukses dhe parashikimet për periudhën në vazhdim deri në fundin e vitit 2013 si me poshtë:
–    Planifikimit Strategjik, buxhetimi afatmesëm;
–    Realizimi i grantit (në komunat Shëngjin, Shkrel e Vau i Dejës) dhe proçesi në vazhdim për realizimin e tij (Komunat Bushat, Velipojë dhe Bashkinë Shkodër);
–    Qeverisja elektronike (zyra me një ndalese ne Shëngjin, qeverisja elektronike, Qarku Shkodër, trajnimi i stafeve të njësive lokale, realizimi i manualit për hartimin e web-ve në standart  kombëtar);
–    Konsolidimi i grupit të eksperteve lokale;
–    Menaxhimi i mbetjeve;
–    Rrjeti i grave në politike;
–    Konkursi  rajonal i praktikave më të mira dhe  i projekteve më të mira.
Në fund të takimit u firmosën edhe marrëveshjet dy palëshe ndërmjet DLDP dhe komunave partnere për aktivitetet që do zhvillohen gjatë periudhës në vazhdim. Në këtë takim nga Këshilli i Qarkut Shkodër morën pjesë Z. Pjerin Spathari, nënkryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër dhe zonja Merita Kazazi Drejtore e Drejtorisë së Koordinimit dhe Zhvillimit Rajonal, ranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak6-8 Maj 2013
Artikulli tjetëritem1