6-8 Maj 2013

41

Këshilli i Qarkut: Projekti “Peaks of the Balkans”.

Këshilli i Qarkut: Projekti “Peaks of the Balkans”.Në datat 6-7-8 Maj, Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi aktivitetin në lidhje me projektin “Peaks of the Balkans”. Aktiviteti ditën e parë ishte një ditë promovimi mbi projektin si fitues i çmimit dhënë në Abu Dhabi nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe i Udhëtimeve, WTTC. Në takim përveç aktorëve lokale në Qarkun e Shkodrës ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe përfaqësues nga GIZ, Mali i Zi dhe Kosova, si partnere në realizimin e këtij projekti, por edhe si partnere në vazhdim për ta çuar me tej këtë projekt. Katër javë pasi u dha çmimi i fituesit për “Administrim Destinacioni” në sesionin e këtij viti prestigjioz Botëror dhe Turizmit (WTTC) në Abu-Dhabi, komunat partnere të projektit “Majat e Ballkanit” dhe Grupi Drejtues u mblodhën së bashku në Shkodër, Shqipëri, të diskutojnë dhe të vendosin për bashkëpunim të mëtejshëm, dhe për të ofruar njohjen e partneritetit me programin GIZ dhe ekipet për kontributin e tyre dhe të mbështesin prezantimin dhe zbatimin e projektit. Medieve, biznesit lokal të turizmit, partnerëve dhe OJQ-ve ju uroi mirëseardhjen z. Maxhid Cungu, Kryetar i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Shqipëri si dhe z. Ali Berisha, Kryetar i Komunës së Pejës, Kosovë se bashku me z. Said Çekiç, Kryetar i Këshillit të Komunës, Plavë, Mali i Zi.Në ditën e parë u bë një prezantim mbi procesin e zbatimit të projektit dhe ceremoninë e dhënies së certifikatës fituese të WTTC, prezantim i bërë nga zj. Merita Kazazi, Drejtore Departamentit te Programim Zhvillimit të Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Drejtorit të Këshillit Ekonomik të Pejës, z. Sokol Ukaj. Z. Cungu falënderoi GIZ-it dhe më pas shpërndanë për përfaqësuesit GIZ, për të tre shtetet u shpërndanë certifikatat e Mirënjohjes.Pas ceremonisë, përfaqësuesit të delegacionit nga Kosova dhe Mali i Zi u takuan me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, z. Lorenc Luka, shoqëruar nga z. Cungu.Me pas Grupi Drejtues i projektit pati mundësinë për të realizuar një vizitë në projekte lokale me aspekte te qëndrueshmërisë në punën e tyre, të tilla si kantina e Verës se Zef Pashuku në Hajmel, Qendra e Trajnimit Arsimor të Agro-Biznesit dhe një kooperativë zejtarie të qeramikës, në Krajën.Në dy ditët që pasuan Grupi Drejtues u përkushtua për të punuar për aktivitetet e bashkëpunimit të menjëhershëm, planet e së ardhmes dhe partneritetet e mëtejshme. Për të mbështetur informacion lokal dhe bashkëpunimin, u vendos që mbledhjet e ardhshme do të zhvillohen në komunën e Plavës, Pejës dhe Shkodrës, me rotacion si deri më tani, për dy ditë. Ngjarja pati interesin e duhur nga të gjithë aktorët, si agjenci turistike, ndjekës të shtegut, përfaqësues të biznesit, të administratave publike, etj.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakitem10
Artikulli tjetër8 Maj 2013