E premte 12 prill 2013

40

Mblidhet Bordi Rajonal i Punësimit.

Mblidhet Bordi Rajonal i Punësimit.Ne sallën e këshillit te qarkut u mblodh Bordi Rajonal i Punësimit. Ne mbledhjen e tij me teme: Adresimi ne nivel lokal i sfidës se punësimit te të rinjve në Shqipëri” ishte tema kryesore e këtij takimi. Ne fillim mbledhjen e çeli kryetari i këshillit te qarkut Shkodër zoti Maxhid Cungu i cili i njohu anëtaret me punën e zhvilluar ne kuadër te fazës se pare te projekteve te zhvilluara me këtë objekt. Pastaj e morën fjalën zj. Artrida Fishta e cila paraqiti rezultatet e projektit për krijim dhe forcim ndërmarrjesh ne veriun e Shqiperise ne bashkëpunim me ACLI/IPSIA. Ne fjalën e saj zonja Loretta Bertozzi foli mbi bursat e akorduara fëmijëve jetime përmes projektit SeeNet ne bashkëpunim me Emiglia Romagna. Zoti Fatjon Dragoshi foli mbi Menaxhimin e fondit rajonal te punësimit për fazën e pare, rezultatet dhe përvoja e krijuar. Me pas për fazën e dyte te implementimit dhe vazhdimit te projektit me objektivat dhe qëllimet e tija e paraqiti zonja Dajna Sorensen. Zoti Francesco Panzika , ekspert ndërkombëtar ti ILO foli mbi rritjen e kapacitetit te BRP dhe rolin e tij si dhe për metodologjinë për përgatitjen e paktit territorial. Ndërsa ne fjalën e tij zoti Iain Willson ekspert kombëtar për hartimin e paktit territorial te punësimit ne rajonin e Shkodrës foli mbi treguesit. Ne fund anëtaret diskutuan mbi temat e paraqitura dhe shprehen mendimet e tyre.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak9 dhe 10 prill 2013
Artikulli tjetëritem2