9 dhe 10 prill 2013

41

 ABU DHABI – Projekti “Majat e Ballkanit” (Peaks of The Balkans) projekti  ndërkufitar i Alpeve-Shqipëri, Kosove dhe Mali i Zi u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë “Administrim të Destinacionit”.

ABU DHABI – Projekti “Majat e Ballkanit” (Peaks of The Balkans) projekti  ndërkufitar i Alpeve-Shqipëri, Kosove dhe Mali i Zi u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë “Administrim të Destinacionit”.Në 9-10 prill 2013, Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC) ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Turizmi për të Nesërmen gjatë konferencës së organizuar në Abu Dhabi si pjesë e Samitit të 13-të Botëror të KBTU  (The Global Summit 2013, World Travel & Tourism Council). Projekti “Majat e Ballkanit”– “Peaks of The Balkans”, është projekti  ndërkufitar i Alpeve – Shqipëri, Kosove dhe Mali i Zi – I cili u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë “Administrim të Destinacionit” (Destination Stewardship), një ndër katër kategoritë e çmimeve që ndan ky forum. Çmimi – Administrimi i Destinacionit (Destination Stewardship) vlerëson bizneset, të cilat zbatojnë programe turistike në nivel destinacioni duke futur këtu përfitime sociale, kulturore, mjedisore dhe ekonomike nga të gjithë aktorët e përfshirë.   Shtegu “Majat e Ballkanit” ishte shpallur një nga 12 finalistët për vitin 2013, të nominuar nga The World Travel & Tourism Council (WTTC)-“Turizmi i së nesërmes”, për të cilin kishin konkurruar projekte nga 46 vende nga të 6 kontinentet. Kjo është një ngjarje e rëndësishme që shpërblen përpjekjet e të gjithë aktorëve të përfshirë në projekt dhe ndikon në rritjen e mundësive për zhvillimin e turizimit malor dhe inkurajon për t’i përhapur e zgjeruar më tej këto përvoja efektive, që do të thotë punësim më shumë, mirëqenie më e lartë. Në mënyrë të veçantë banorët e këtyre rajoneve ndërkufitare ndjehen me këtë rast shumë të vlerësuar për mikpritjen e tyre dhe për sukseset, që kanë arritur në këtë bashkëpunim. Shtegu është 192 km i gjatë  dhe kalon nga Thethi, Valbona (pjesa Shqiptare e Alpeve), përshkon Kosovën nëpërmjet majave në Peje, kalon në Mal të Zi duke përshkuar Pllavën  dhe mbyllet përsëri në Theth. Si partner ne këtë projekt, iniciuar dhe  mbështetur nga Bashkëpunimi gjerman dhe zbatuar nga Shoqëria gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ) në kuadrin e Fondit të Hapur Rajonal, Këshilli i Qarkut Shkodër ka dhëne kontributin e tij ne mbarëvajtjen, mbështetjen dhe qëndrueshmërinë ne te ardhmen për një vazhdim te suksesshëm. Pjesëmarrës ne Summit ishin rreth 1000 delegate  nga e gjithë bota. Personalitetet te shquara ndanë mendime dhe konkluzione shume te rëndësishme ne lidhje me zhvillimin e një turizmi te qëndrueshëm dhe rolin e tij ne ekonominë globale. Presidenti Bill Klinton, si i ftuar kyç i samitit, ne ndërhyrjen e tij theksoi me se dy here, rolin e turizmit ne favor te paqes dhe mbikalimit te konflikteve, duke përmendur shembullin e Ballkanit si një destinacion interesant dhe me vlera. Pjese e delegacionit përfaqësues te projekti, ne këtë eveniment, ishin përfaqësues te tre institucioneve, nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Nga këshilli i Qarkut Shkodër mori pjese ne këtë event drejtoresha e drejtorisë se programim zhvillimit zj. Merita Kazazi. Në mediet vendase dhe atë ndërkombëtare lajmi pati një paraqitje mjaft te gjere dhe vlerësuese.
http://www.travelandtourworld.com/news/article/peaks-of-the-balkans-honoured-with-the-destination-stewardship-award-at-tourism-for-tomorrow-awards-ceremony-in-wttc-2013/

http://www.viaggiareibalcani.it/articoli/968/un-prestigioso-premio-a-peaks-of-the-balkans-.html

 http://media.unwto.org/en/news/2013-04-10/message-global-summit-world-travel-and-tourism-council-un-secretary-general-ban-ki-m

http://www.peaksofthebalkans.com/index.php?lang=en

http://www.wttc.org/

http://www.wttc.org/news-media/news-archive/2013/leading-sustainable-tourism-businesses-celebrated-wttc-tourism-t/
http://www.peaksofthebalkans.com/index.php?option=com_k2&view=item&layout=item&id=65&Itemid=268&lang=en

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak13-14 mars 2013
Artikulli tjetërE premte 12 prill 2013