12 dhe 13 Mars 2013

35

SEMINAR  VLERËSIMI DHE  BASHKËPUNIMI.

SEMINAR  VLERËSIMI DHE  BASHKËPUNIMI.Në datat 12-13 mars 2013 Fondi  Shqiptar i Zhvillimit organizoi ne Durrës seminarin e  vlerësimit dhe të bashkëpunimit me stafet e 12 Këshillave të Qarqeve me temë “Ndarja e përvojave të zhvillimit rajonal”.
Ky seminar u zhvillua ne kuadër te një nisme qe FSHZH ka ndërmarre ne konsolidimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me Këshillat e Qarqeve ne te gjithë Shqipërinë, në përpjekje për forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit dhe krijimin e sinergjive të përbashkëta për zhvillimin rajonal me Këshillat e Qarqeve si institucione që ndërtojnë, harmonizojnë dhe zbatojnë politikat rajonale. Fillimisht është kryer një takim ndërmjet Departamentit te Zhvillimit Rajonal pranë FSHZH-së  me përfaqësues te Këshillit te Qarkut Shkodër, Janar 2013, mbas kontakteve te para qe Drejtues te FSHZH kane pasur me Kryetarin e Këshillit te Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu. Fokusi i seminarit ishte paraqitja e disa praktikave të aktorëve që punojnë në zhvillimin rajonal duke identifikuar vështirësitë dhe sfidat e ndeshura por në të njëjtën kohë edhe mundësitë që ekzistojnë për të çuar më tej zhvillimin rajonal në vend. Seminari u zhvillua në formën e një tryeze pune mes profesionistësh që luajnë rolin e nxitësit të zhvillimit rajonal në Qarqet e tyre dhe aktorëve të tjerë që veprojnë në nivel kombëtar. Seminarin e hapi dhe përshëndeti Z. Benet Beci, drejtori ekzekutiv i FSHZH i cili beri edhe një panorame te përgjithshme te drejtimit te punës se organizatës qe drejton duke theksuar rolin e rëndësishëm që ajo luan në zhvillimin lokal dhe rajonal në gjithë territorin e Shqipërisë.  Gjithashtu, u nënvizua nga ana e tij, rëndësia e madhe që ka pasur bashkëpunimi i FSHZH-së me Këshillat e Qarqeve, si institucione me rëndësi për zhvillimin rajonal dhe mundësitë e mëtejshme për bashkëpunim. Për të dhënë një panoramë më të plotë rreth pozicionit të FSHZH si institucion i angazhuar në çështje të zhvillimit rajonal pjesëmarrësve iu prezantua një vlerësim i situatës aktuale në 12 qarqet e vendit në lidhje me zhvillimin rajonal – vlerësim tërësisht nën optikën e FSHZH-së. Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në nivel kombëtar përsa i përket çështjeve të zhvillimit rajonal, siç është DEBASKON (Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj) pranë Këshillit të Ministrave dhe Ministria e Integrimit. Aktiviteti ofroi për pjesëmarrësit mundësi  diskutimi rreth disa çështjeve kritike dhe prioritare që lidhen me zhvillimin rajonal. Nga Këshilli i Qarkut Shkodër morën pjese Zj. Merita Kazazi , Drejtore e Drejtorise se Koordinimit dhe Zhvillimit Rajonal dhe z. Klaudio Luka, Drejtor I Drejtorisë se Planifikimit dhe Kontrollit te Territorit. Nga Këshilli I Qarkut Shkodër u nda përvoja e bashkëpunimit me Këshillin e Qarkut Lezhe ne programe e projekte te ndryshme.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBologna 7 dhe 8 mars 2013
Artikulli tjetër13-14 mars 2013