29 dhe 30 Dhjetor 2012

40

ZHVILLOHEN MBLEDHJET E KRYESISË DHE KËSHILLIT TE QARKUT SHKODËR.

ZHVILLOHEN MBLEDHJET E KRYESISË DHE KËSHILLIT TE QARKUT SHKODËR.Me datë 29 dhe 30 dhjetor u zhvilluan respektivisht  mbledhjet e kryesisë dhe këshillit të qarkut Shkodër të cilat kishin për qëllim të merrnin në shqyrtim materialet e paraqitura nga administrata dhe kryetari i Këshillit të Qarkut si dhe problematika të tjera të veçanta.

Si ne mbledhjen e kryesisë se këshillit te qarkut ashtu dhe ne mbledhjen e këshillit te cilat u drejtuan Nga Kryetari i këtij Këshilli zoti Maxhid Cungu, diskutua fillimisht rreth Raportit përfundimtar mbi veprimtarinë  ekonomiko-financiare te Këshillit të Qarkut Shkodër për  vitin 2012, nga Drejtoria e Financës dhe Buxhetit si dhe miratimin e Buxhetit të Këshillit të Qarkut  Shkodër për vitin 2013. Po ashtu u paraqit dhe  Struktura dhe   Pagat  e  Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër dhe ajo  Nd/jes Rajonale të Rrugëve Rurale Shkodër, për vitin 2013. Një nder pikat e rendit te ditës ishte miratimi i paketës fiskale dhe i përdorimit të  ardhurave të planifikuara të vitit 2013. Ne kuadrin social u diskutua për miratimin e Rregullores së funksionimit të Komitetit Drejtues për bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, ndërsa ne kuadër te projekteve me partnere ndërkombëtare u miratua  marrëveshja për  zbatimin e projektit “NEXT”,  në kuadër të programit IPA CBC ADRIATIC. Po ashtu kishte dhe propozime  për dhënie pension të posaçëm shtetëror. Sa me sipër anëtaret e këshillit pasi diskutuan rreth materialeve te sipër përmendur i votuan ato duke i kthyer tashme ne vendime.
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakE mërkure 28 nëntor 2012
Artikulli tjetër14 dhe 15 Janar 2013