E mërkure 28 nëntor 2012

39

Kryetari i Këshillit të Qarkut nderon kujtimin e te rënëve për liri e pavarësi.

Kryetari i Këshillit të Qarkut nderon kujtimin e te rënëve për liri e pavarësi.Sot me 28 nëntor 2012 dita e 100 vjetorit të shpalljes se pavarësisë, se bashku dhe me autoritetet e tjera vendore të qarkut të Shkodres u nderua kujtimi i të rënëve për liri e pavarësi. Kryetari i Këshillit të Qarkut zoti Maxhid Cungu pas vendosjes se kurorave pranë monumentit te patriotit te madh kombëtar Luigj Gurakuqi, në qendër të qytetit të Shkodres, mbajti një fjalim ku nder te tjera tha: Më 28 nëntor 1912, njëqind vjet më parë, në krye të Lidhjes së lavdishme Shqiptare për shpalljen e pavarësisë se shtetit shqiptar, ishte vendosur burri i shquar i kombit tonë, luftëtari dhe strategu i madh, Ismail Qemali. Duke qenë njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare të kohës, ishte vënë në ballë te çështjes madhore te kombit, kur gjithandej kishin nisur betejat e luftërave çlirimtare trojeve të pushtuara shqiptare. Ai kishte bashkëvepruar e bashkëluftuar me patriotë të mëdhenj të kombit si, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini e shume figura te ndritura nga te gjitha viset shqiptare. Po ashtu duke ju referuar vlerave te Luigj Gurakuqit ai shtoi: Gurakuqi u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë, ku ngritën flamurin trimëror te Skënderbeut në Vlorë me 28 nëntor 1912. Ne vijim zoti Cungu përmend ne fjalimin e tij shume momente te rëndësishme te historisë se popullit tine dhe veçanërisht atij te qarkut te Shkodres qe vazhdimisht ka dhëne kontribute thelbësore ne çështjen kombëtare. Duke përfunduar zoti Cungu thekson:

Duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, përulemi me mirënjohje para kujtimit të pavdekshëm të burrave e grave të kombit tonë, të cilët ia përkushtuan jetën e tyre jetës së atdheut të shtrenjtë. Edhe sot, në këtë manifestim ne shprehim respektin dhe mirënjohjen e thellë për gjithë sakrificat e Lëvizjes sonë Kombëtare për një jetë të lirë, të pavarur dhe me dinjitet.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakE Hënë 12 Nëntor 2012
Artikulli tjetër29 dhe 30 Dhjetor 2012