E Hënë 12 Nëntor 2012

37

MBLEDHJE E KËSHILLIT TE QARKUT.

MBLEDHJE E KËSHILLIT TE QARKUT.Sot me datë 12 nëntor 2012 u zhvillua mbledhja e radhës të Këshillit të Qarkut Shkodër, me këtë rend dite:1. “Mbi një  ndryshim  në Buxhetin e vitit 2012”; 2. Mbi  përdorimin e Fondit Rezervë të vitit 2012 në rastet  e  dëmtimit  të rrugëve nga reshjet apo ngjarje të paparashikuara; 3. Mbi  nxjerrje jashtë përdorimi të Aktiveve Qarkulluese  dhe të Qëndrueshme të Trupëzuara të Këshillit të Qarkut Shkodër. 4. Për ndryshimin e vendimit të këshillit të Qarkut nr. 6 datë 05.03.2012 për strukturën organizative dhe organigrama analitike e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012;
5. Mbi  miratim fondi  për aktivitet social kulturor  me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë  nga Shoqata e të Përndjekurve Politike 6. Mbi  miratimin e përdorimit të fondit të mbetur nga projekti R. O .S. A, nga Këshilli i Qarkut Shkodër; 7. Për miratimin e propozimit për shpalljen Dëshmor i Atdheut dhe njohjen e Statusit të Dëshmorit  të Atdheut. Mbledhjen e drejtoj kryetari i këshillit te Qarkut zpti Maxhid Cungu, i cili i paraqiti relacionet përkatëse të hartuara nga administrata e këtij këshilli sipas rendit të ditës të cituar me lart. Pas diskutimeve të anëtareve te këshillit për secilin relacion te paraqitur u kalua ne votim dhe projekt-aktet e paraqitura morën miratimin përkatës.