E Premte 9 nëntor 2012

40

Workshop: FORMIMI DHE NXITJA E PUNESIMIT NE QARKUN E SHKODRES.

Workshop: FORMIMI DHE NXITJA E PUNESIMIT NE QARKUN E SHKODRES.Në kuadrin e Projektit SeeNet “Suport për Planifikim në Sferën Sociale dhe realizimin e një Programi për Kualifikimin e Formimit Profesional në Shkodër, brenda një Plani Territorial për Zhvillimin Lokal” në bashkëpunim mes Këshillit të Qarkut Shkodër, Qendrës së Formimit Profesional Publik dhe Zyrës Rajonale të Punësimit ditën e Premte datë  9 Nëntor, ORA 10:00 në Sallën e Mbledhjeve në Selinë e Këshillit të Qarkut Shkodër u Organizua një WorkShop: formimi dhe nxitja e punesimit ne qarkun e Shkodrës.

Temat e diskutimit që u trajtuan në këtë WorkShop ishin respektivisht: Ofertat e Qendrave të Formimit, publike dhe private dhe Tendencat e Formimit, Programet dhe Kurrikulat, përshtatja e tyre sipas kërkesave të Tregut të Punës, Bashkëpunimi i Formimit Profesional me Partneret Social, Analiza e tregut te pune, nevojat për Formim Profesional në Qarkun e Shkodrës, Përgatitja e guidës së formimit në Qarkun e Shkodrës. Takimin e përshëndeti dhe kryetari i jeshilit te qarkut Shkodër zoti Maxhid CUNGU, nën kujdesin e te cilit u zhvillua dhe takimi ne fjale,  i cili falënderoj te gjithë bashkëpunëtoret dhe ata institucional për pune  e bere ne krijimin e kushteve sa me optimale për krijimin e këtij bashkëveprimi ndaj nxitjes se punësimit. Edhe drejtoresha e qendrës profesionale te formimit profesional zonja Rozafa Zmijanej që moderoj takimin vlerësoj bashkëpunimin dhe shprehu bindjen se këto dokumente qe po përgatisim do te jene një vlere e rëndësishme ne punën e te gjitha institucioneve rajonale për këtë qellim.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak1 – 2 nëntor
Artikulli tjetërE Hënë 12 Nëntor 2012