1 – 2 nëntor

68

TRAJNIM MBI MONITORIM VLERËSIMIN E PLANEVE DHE STRATEGJIVE TË ZHVILLIMIT RAJONAL

TRAJNIM MBI MONITORIM VLERËSIMIN E PLANEVE DHE STRATEGJIVE TË ZHVILLIMIT RAJONAL.

Në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal, Shqipëria e Veriut,  financuar nga Bashkëpunimi Zviceran dhe ai Austriak në datat 1 dhe 2 nëntor në ambientet e kompleksit “Luani” u zhvillua trajnimi mbi monitorim vlerësimin e planeve dhe strategjive të zhvillimit rajonal. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja  e njohurive të stafeve te qarqeve Shkodër dhe Lezhë mbi nivelin e monitorimit të progresit në implementimin e planeve dhe strategjive të zhvillimit rajonal; si dhe  aftësimi për të prezantuar përshtatjet operacionale ose për të vlerësuar nevojat për plane të reja strategjike. Këto aktivitete me karakter zhvillimin e kapaciteteve dhe trajnime janë të lidhura me një nga funksionet kyçe të institucionit të qarkut siç është monitorim vlerësimi.
Ky trajnim është parashikuar në aktivitetin 2.2 të Rezultatit të Pritshëm 2 të Planit Vjetor të Punës për PZHR, “Forcimi i kapaciteteve të Qarqeve për planifikimin e zhvillimit rajonal dhe i funksioneve të deleguara”. Temat e trajtuara kishin si qëllim të aftësojnë pjesëmarrësit të kuptojnë sistemin e monitorimit dhe vlerësimit si instrumente të matjes së zhvillimit në nivel rajonal dhe progresit të zbatimit të (Koncept) SRZH-së dhe rishikimit të saj në të ardhmen (programe dhe projekte; të aftësohen për të identifikuar treguesit bazë, treguesit e performancës dhe treguesit në nivel programi dhe projekti si dhe të zhvillojnë konceptin mbi treguesit gjinorë si elementë të rëndësishëm në matjen e objektivave strategjikë dhe progresin e programeve specifik; të pajisen me aftësi praktike për të hartuar  plan monitorimi dhe vlerësimi për (Koncept) SRZH. Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues të drejtorive të programimit dhe zhvillimit, drejtoria e projekteve dhe përfaqësueses te drejtorive te administratave nga te dy Keshillat e Qarqeve.