E martë 27 nëntor 2012

249

AKTIVITET ME RASTIN E 100 VJETORIT TE PAVARËSISË

Ditën e marte me 27 nëntor në hollin e selisë së këshillit të qarkut Shkodër u organizua një aktivitet festiv me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit Shqiptar. Me ketë rast kryetari i këshillit te qarkut zoti Maxhid CUNGU u prezantoi te pranishmeve ribotimin e librit SHKODRA VLERA TINGELLUESE i cili peruan një game te gjere përshkrimesh historike ne te gjitha fushat e zhvillimit te qarkut tone i cili spikat edhe ne nivel kombëtar për vlerat qe ka përcjellur në kohë të herëpashershme. Krahas këtij prezantimi po në këto ambiente u çel dhe një ekspozite fotografike me figura nga qarku Shkodër të cilat kanë patur funksione të rëndësishme në qeverisjen e shtetit Shqiptar, që nga shpallja e pavarësisë dhe me tej. Pjesëmarrja e publikut ishte e gjerë dhe e shtrirë që nga intelektualet e qytetit por edhe qytetare të thjeshte e nxënës të shkollave të cilët shijuan me kënaqësi momentet që kaluan në këtë aktivitet.

SHARE