21-27 Tetor 2012

42

Vizitë studimore në Kroaci.

Vizitë studimore në Kroaci.Në 21-27 Tetor 2012 Programi Rajonal  i Zhvillimit–Shqipëria Veriore organizoi një udhëtim studimor në Kroaci si një nga aktivitetet nën RP 2 të Planit Vjetor i emertuar “Organizimi i vizitave studimore dhe shkembimit te eksperiencave qe lidhen me Zhvillimin Rajonal. Objektivi kryesor i udhëtimit studimor është që të sigurojë të gjithë pjesëmarrësit me një informacion mbi  zhvillimin rajonal në Kroaci, dhe në përvojat e veçanta të AZHR-ve kryesore Kroate në tërheqjen, menaxhimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga BE përmes instrumentit të IPA-s. Përbërja e grupit ishte kryesisht staf teknik nga administratat e Këshillave te Qarqeve të Shkodrës dhe Lezhës, Drejtuesit e departamenteve rajonale të zhvillimit në të dy qarqet që janë përgjegjëse për zhvillimin e projektit dhe proçesin e zhvillimit rajonal, si dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile në  rajonet Shkodër dhe Lezhë. Kryetaret e Keshillave te Qarqeve Shkodër z. Maxhit Cungu  dhe Lezhë  z. Pashk Gjoni  ishin pjesë e kësaj vizite studimore. Vizita u fokusua në rolin e AZHR, misionin dhe strukturën, veçanërisht marrëdhëniet në mes të palëve të interesuara, përfituesit, komuniteti dhe ARZH, në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit rajonal dhe planeve të veprimit si dhe per te ndjekur nga afer shembuj të praktikave me të mira në zhvillimin ekonomik rajonal, te mbeshtetura përmes fondeve  vendase apo  dhe të huaja, por dhe për të kuptuar se cilat janë instrumentet e tjera te financimit para-anetaresimit ne BE, të cilat mund të përdoren në periudhën e ardhshme në Shqipëri, dhe qe jane zbatuar me pare ne Kroaci, si një vend  i  privilegjuar për këtë lloj të ndihmës. Gjatë kësaj vizite studimore pjesëmarrësve ju mundesua të vizitojnë Agjensite e Zhvillimit Rajonal  Sllavoninë & Baranja, Osijek, Qendra e ndërmarrjes BIOS – Inkubatori i Biznesit Osijek, Agjencia Rajonale e Zhvillimit HRAST-Vukovar; Agjensia Rajonale e Zhvillimit Slavonski Brod dhe Departamentin për Zhvillim dhe integrimin në BE, Departamentin për Zhvillim ekonomik ne Qarkun e tyre, AZHR Zagreb, Parkun Teknologjik Zagreb; Agjensine për Zhvillim Rajonal Azra në Varazhdin, departamentin për zhvillimin ekonomik te Qarkut në Čakovec – Agjencia për Zhvillim Rajonal REDEA, Agjencia Rajonale e Zhvillimit ZADRA, Departamenti për Planifikimin Strategjik dhe Zhvillim Ekonomik te Qarkut në Zadar, Departamenti për Zhvillim Ekonomik te Qarkut, Agjensine Rajonale e Zhvillimit ne Split  dhe zonen e Sipermarrjes ne Komunen Dugopolje  në Split. Të dy kryetaret e Keshillave të Qarqeve Shkodër dhe  Lezhë dhe drejtuesi i PZHR ishin të ftuar në intervistat televizive që mbuloheshin nga  TV kombetar dhe media të tjera gjatë kësaj vizite studimore. Lidhjet e mëposhtme për pasqyrimin ne media:

http://www.slavonija.hr/

http://www.obz.hr/hr/?vijest=1360

http://www.varazdinska-zupanija.hr/index.php/novosti/iz-zupanije/3727-predstavnici-albanske-regionalne-i-lokalnesamouprave-posjetili-varadinsku-upaniju-i-upoznali-se-s-radom-azra-e.html

http://www.redea.hr/novosti/posjet-albanske-delegacije-regionalnoj-razvojnoj-agenciji-medimurje

http://www.ctr.hr/novosti/posjet_delegacije_iz_albanije/default.aspx http://www.raza-tpz.hr/Default.aspx?sid=6019   

http://inkubator.hr/hr_HR/pocetna/novosti/posjet-delegacije-iz-albanije

 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakE marte 2 Tetor 2012
Artikulli tjetërE martë 27 nëntor 2012