20–23 shtator 2012

43

PANAIRI I AGROBIZNESIT DHE TURIZMIT 2012.

PANAIRI I AGROBIZNESIT DHE TURIZMIT 2012.Në datat 20–23 shtator, në mjediset e Pallatit të Kongreseve, u zhvillua panairi i përbashkët i Agrobiznesit dhe Turizmit, që kishte si objektiv kryesor prezantimin e ofertës turistike dhe rritjen e konkurrencës së tregut ushqimor shqiptar.  Panairi u mbajt, ku u prezantuan produktet turistike, prodhimet ushqimore, bujqësore dhe mekanika bujqësore shqiptare.  Ky panair u organizua nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Shoqatës së Turizmit Shqiptar, USAID dhe UNDP.  I pranishëm në hapjen e panairit, ishte dhe kryeministri Berisha i cili deklaroi se prodhimi bujqësor do të dhjetëfishohet falë investimeve dhe mbështetje të këtij sektori me infrastrukturën e nevojshme. Stenda e Këshillit të Qarkut Shkodër e kompozuar në mënyrë të tillë që të gërshetoheshin atraksionet turistike dhe tradita me politikat qeveritare, u vizitua nga vetë Kryeministri Berisha dhe ministri i Bulqësisë dhe ministri i Turizmit. Për ta prituar atë ishin aty kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Z. Maxhid Cungu, si dhe punonjës të Këshillit të Qarkut Shkodër. Kjo stende përmbante materiale promocionale (postera, banera, broshura, fletepalosje, video, materiale të artizanatit etj.) me kontributin e KQ Shkodër, Bashkisë Shkodër, Komunave, Kelmend, Shkrel, Velipojë, Guri i Zi, Dhomës së Tregtisë, etj. Gjithashtu stenda u vizitua dhe nga dhe nga Ambasadori Amerikan në Shqipëri Z. Arvizu, Ministri Hungarez i bujqësisë, etj.
Në kuadër të Panairit të Agrobiznesit dhe Turizmit 2012, u zhvillua dhe një simpozium, zhvillimi i turizmit Shqiptar, arritjet dhe objektivat. Pjesëmarrësit në këtë simpozium ishin MTKRS, USAID, Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA), Unioni i Operatorëve Turistik (UOTSH), GIZ, AKT, përfaqësues të qarqeve dhe njësive vendore, etj. I pranishëm në simpoziumin, “Turizmi Shqiptar në Rrugën e Zhvillimit”, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Bumçi i cili solli disa të dhëna statistikore për zhvillimin e turizmit në Shqipëri,  dhe  theksoi se Shqipëria ka pasur vëmendjen e agjensive dhe mediave më prestigjoze të botës duke përmendur që Frommer’s vendos në vend të parë të listës, Shqipërinë, duke e përcaktuar vendin tonë si vendin më të mirë për tu vizituar në vitin 2012. Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri, Z. Jim Barnhart tha se për një turizëm të qëndrueshëm duhet fokusuar edhe në zhvillimin e bizneseve turistike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit, etj. Në lidhje me zhvillimin e turizmit në Shqipëri foli gjatë simpoziumit edhe Drejtori i Programit të Zhvillimit Ekonomik, GIZ, Z. Helmut Mueller Glodde, Znj. Matilda Naço, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Turizmit (ATA) si dhe Z. Sadik Malaj, Kryetar i Unionit të  Operatorëve Turistik (UOTSH). Në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër, Zj Merita Kazazi, beri  një ndërhyrje mbi vendin që zë zhvillimi i turizmit në dokumentet strategjike. Gjithashtu mbi turizmin malor si një nga llojet e turizmit shumë atraktiv, që zë  hapësirë të konsiderueshme  në spektrin e projekteve të ndryshme në qark.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakE shtunë 22 shtator 2012
Artikulli tjetër27-29 shtator 2012