E shtunë 22 shtator 2012

44

Festivali i Futbollit të Paqes.

Festivali i Futbollit të Paqes.Festivali i Futbollit të Paqes është një veprimtari që synon kultivimin e paqes, zhvillimit të të rinjve, dhe angazhimin e komunitetit me anë të një feste ditore që përmban sport, art, dhe aktivitete të tjera tradicionale. Festivali u zhvillua me 22 Shtator, për të përkuar me Ditën Ndërkombëtare e Paqes, në qytetin e Koplikut, në rrethin e Malësisë së Madhe. Përveç  turneut të futbollit, festivali kishte një ekspozitë arti, me workshop, performanca muzikore, fjalime të lidereve të politikës, një treg të vogël shitës dhe aktivitete me shumë përfshirje të të gjithë pjesëmarrësve. Ky projekt u realizua me ndihmën dhe mbështetjen e Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Bashkisë Koplik, Bashkisë së Shkodrës, Vullnetarët e Paqes, The Door Albania, dhe komunitetit në përgjithësi. “Në këtë mënyrë sporti  dhe argëtimi, theksoi kryetari i Këshillit të Qarkut Zoti Maxhid Cungu,  ka potencialin për të promovuar shëndetin dhe rritjen e të rinjve jo vetëm fizikisht, por edhe shoqërore dhe emocionalisht.
Nga ana tjetër ai theksoi se Dita e Paqes duhet të na frymëzojë të gjithëve që të shikojmë përtej interesave të vogla dhe të udhëhiqemi nga vizioni ku mirëqenja e përgjithshme të vlerësohet barabar me mirëqenien personale. Në këtë drejtim Këshilli i Qarkut Shkodër ka prioritarizuar politikat sociale të zhvillimit për rritjen e mirëqenies, nëpërmjet nxitjes së punësimit e aktiviteteve kulturore, etj.  Këto  dhe projekte të tjera të ngjashme, mund ti mundësojë të rinjve për të arritur potencialin e tyre të vërtetë. Në kontekstin shqiptar, ky projekt dhe mund të veprojë si një template për ngjarjet në të ardhmen dhe programet, të cilat të kombinuara, do të gjenerojnë një mjedis ku fëmijët mund të lulëzojnë. Investimi tek të rinjtë, në zbatim të këtyre politikave do të jetë e rëndësishme për të ardhmen ne vendit tonë si dhe integrimin BE përfundoi zoti Cungu.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakE Hënë 17 Shtator 2012
Artikulli tjetër20–23 shtator 2012